Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Orët e fundit të pushtetit të Papa Benediktit XVI  Empty Orët e fundit të pushtetit të Papa Benediktit XVI

Thu 28 Feb 2013 - 18:52
Orët e fundit të pushtetit të Papa Benediktit XVI  Papa-largimi

Me helikopter dhe mes lotëve të mijëra të pranishmëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Benedikti i XVI la Selinë e Shenjtë dhe u nis drejt Kështjellës Gandolfo ku do të qendrojë për 2 muaj që nga casti i tërheqjes nga drejtimi i Kishës Katolike.

Ati i Shenjtë zgjodhi rrjetin social Twitter të falenderojë të gjithë besimtarët që e mbështetën dhe ata që përcollën largimin e tij nga sheshi i Shën Pjetrit.

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Provovshi përjetë gëzimin që vjen nga vendosja e Krishtit në qendër jetëve tuaja!”, ishte postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter të Atit të Shenjtë.

Më herët gjatë ditës, Ati i Shenjtë takoi kardinalët, ku
Doreheqja e Papes
Largimi i Papës
Benedikti XVI: Nuk e braktis Kryqin
Benedikti XVI do të mbajë titullin Papë
premtoi mbështetje dhe përulësi ndaj Papës së ri që do të dalë nga procesi zgjedhor i Konklavës.

Benedikti i XVI pushon zyrtarisht së qenuri Papë në orën 20:00 dhe që nga ky moment nisin procedurat e zgjedhjes së Papës së ri. Ai do të mbahet mend si Papa i vetëm në 6 shekujt e fundit që dorëhiqet nga udhëheqja e Kishës Katolike, dorëheqje që e njoftoi befasisht më 11 shkurt.

Rrugëtimi i një Pape

“Falenderoj Zotin për këtë ditë. Të isha Papë ishte një peshë shumë e madhe. Zoti më qëndroi pranë çdo ditë”.

Me këto fjalë Papa Benedikti XVI kaloi për herë të fundit përmes sheshit Shën Pjetër, duke bekuar mijëra besimtarë që ishin mbledhur në Vatikan për të dëgjuar meshën e tij të lamtumirës. 85-vjeçari Ratzinger dukej i emocionuar, por me buzëqeshje i siguroi besimtarët se nuk do ta braktisë Kryqin.

Pas një shërbimi 8-vjeçar si numri një i besimtarëve katolikë, Ati i Shenjtë largohet nga Vatikani me dëshirën e tij për të lënë detyrën. Më 11 shkurt mediat e mbarë botës transmetuan lajmin tronditës që erdhi nga Selia e Shenjtë se Papa jepte dorëheqjen. Vendimi erdhi si një “rrufe në qiell të pastër” për shumë besimtarë katolikë që as që e dinin se dorëheqja ishte një opsion i mundur për Atin e Shenjtë të Romës. Menjëherë filluan spekullimet se cilat ishin arsyet që e çuan 85-vjeçarin drejt një vendimi që nuk ishte marrë prej 600 vjetësh.

Në deklaratën zyrtare, Papa shprehej se fuqia dhe mosha e avancuar nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas tij, ky vendim merrej për të mirën e Kishës.

Është shumë e rrallë dorëheqja e një Papë, por jo diçka që ndodh për herë të parë. Në Mesjetë, Papa Celestin i V-të vendosi ta lërë postin më 1294, pas pesë muajsh në detyrë. Ai vdiq dy vjet më vonë si një vetmitar. Papa i fundit që ka dhënë dorëheqjen ishte Gregori XII më 1415. Në fakt ekziston një klauzolë në ligjin kanunor të Kishës, i cili thotë se dorëheqja është e vlefshme nëse bëhet me vullnet të lirë. Kur mori detyrën në 2005, Benedikti i XVI ishte 78 vjeç dhe hyri në histori si një nga Papët më të vjetër në histori. Profesori i pianos, Kardinali Zhozef Ratcinger kishte menduar te tërhiqej kur Papa Gjon Pali i Dytë vdiq në vitin 2005. Ai kishte deklaruar se nuk do të kishte dashur kurrë të bëhej Papë.

Ishte Benedikti i XVI që mori direkun e anijes përballë skandalit më të madh me të cilin ishte përballur Kisha Katolike, atë të pedofilisë së priftërinjve. Akuzat më të rënda ishin se përveç dioqezave, edhe vetë Vatikani kishte mbuluar shumë prej rasteve duke i shpëtuar nga dënimet, ose duke i caktuar në poste të tjera ku vazhduan abuzimet. Kisha pranoi përgjegjësinë, ndërsa Ati i Shenjtë nënvizoi atë që e quajti “mëkati brenda saj”. Përpara se të bëhej Papë, Kardinali Ratcinger kaloi 24 vjet si një prej figurave të rëndësishme të Vatikanit, në krye të Kongregacionit për Doktrinën e besimit, e njohur dikur si Zyra e Shenjtë e Inkuizicionit. Ai njihet si “Rotvajleri i Zotit”, shprehje e besnikërisë për doktrinën Katolike. Kritikët thanë se nuk rroku rëndësinë e krimeve të kryera brenda Kishës, për të cilat kurrë nuk foli hapur. Por, për mbështetësit ai ka bërë më shumë se çdo Papë tjetër për tu përballur me abuzimet e priftërinjve.

I lindur në Bavari në një familje fermerësh, Ratcinger mësoi shumë gjuhë dhe ishte i apasionuar pas kompozitorëve të mëdhenj, Moxartit dhe Bethovenit. Kur ishte 14 vjeç iu bashkua rinisë hitleriane, siç u kërkohej gjermanëve në atë kohë. Por, pavarësisht të shkuarës së tij, në pozicionin e kreut të Kishës Katolike ai zuri vendin e një njeriu karizmatik si Papa Gjon Pali i Dytë, trashëgiminë e të cilit nuk u përpoq ta rivalizonte.

Ai është cilësuar si njeri i butë dhe i përulur, por me një moral të fortë dhe të palëkundur. Mendimi i tij se Kisha duhet të vijë nga besimi absolut tek Zoti dhe të mos tronditet nga erërat e ndryshme, indinjoi jo pak ata që mendonin se Kisha Katolike duhet të modernizohej. Ishte kjo aryeja se shumë prej përkrahësve të tij panë tek Papa Bendikti i XVI-të, njeriun e vetëm për të drejtuar Kishën në këto kohë sfidash.

Largimi i beftë i Benediktit tani vë në lëvizje një proces qindra-vjeçar të zgjedhjes se një Pape të ri. Kreu i Kolegjit të Kardinalëve, 85-vjeçari Angelo Sodano, do të jetë personi përgjegjës për organizimin e takimit të kardinaleve për zgjedhjen e Atit të Shenjtë, apo konklava siç njihet ndryshe. Aktualisht janë 203 kardinalë nga 69 vende të botës. Më i rëndësishmi prej tyre gjatë konklavës është kardinali që njihet si Camerlengo apo Shambelani. Mbikqyrja e të gjithë procesit zgjedhor është detyrë e këtij të fundit.

Gjatë periudhës së diskutimeve, të zhvilluara në fshehtësi të plotë, do të vlerësohen me kujdes meritat e secilit kandidat. Zgjedhja e Papës kryhet në kushtet e një fshehtësie të jashtëzakonshme. Kardinalët mbyllen në Vatikan deri në arritjen e një marrëveshjeje e ky është vetë kuptimi i fjalës konklavë, të kyçësh brenda me çelës.

Megjithëse ende nuk ka filluar procedura e zgjedhjes se Papës së ri, emrat e parë kanë nisur të përmenden. Listën e favoritëve për të drejtuar Vatikanin e udhëheq kardinali ganez Peter Tukson. Ndoshta për herë të parë do të ketë një Papë me ngjyrë. Por, sipas profecive, mund të jetë edhe i fundit. Të paktën nëse i besojmë profecisë së Shën Malakias, i cili thotë se qyteti i shtatë kodrave, siç njihet ndryshe Roma, do të shkatërrohet dhe një gjykatës i pamëshirshëm do të ulet mbi njerëzit pas Papës së Zi.

Por përpara se të shikojmë nëse këto profeci janë të vërteta, duhet të presim që tymi i bardhë mbi Vatikan të tregojë se një Papë i ri është zgjedhur. Duke filluar nga nesër Vatkani mund të fillojë procedurat për rizgjedhjen e Atit të Shenjtë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi