Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Matura, ja si të plotësoni formularin A1 online Empty Matura, ja si të plotësoni formularin A1 online

Sat 2 Mar 2013 - 18:28
Matura, ja si të plotësoni formularin A1 online MaturaKa filluar në kryeqytet plotësimi online i Formularit A1 për maturën shtetërore 2013. ky proces po zhvillohet në kuadrin e projektit të “Shqipërisë Dixhitale”.
Tashmë maturantët plotësimin e Formularit A1 dhe A1z mund ta kryejnë online. Ky plotësim do të bëhet pranë shkollave, gjithmonë nën mbikëqyrjen e mësuesve. Maturantët do të plotësojnë dy lëndët që ata do të përzgjedhin për t’i dhënë provim me zgjedhje.
Bëhet me dije se gjatë momentit të aplikimit, maturantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën, celularin, si dhe adresën e tyre të e-mailit.
Afati i fundit për të plotësuar Formularin A1 është data 20 mars, ndërsa plotësimi i formularit A1z fillon në datën 21 mars.
Plotësimi i këtyre formularëve kryhet në portalin www.e-albania.al
Është hera e parë që plotësimi i këtyre formularëve kryhet online. Informacione më të detajuara do të gjeni KËTU. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi