Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

I ndalojnë Facebook-un, ja si reagon adoleshentja Empty I ndalojnë Facebook-un, ja si reagon adoleshentja

Tue 5 Mar 2013 - 12:11
Për shkak të notave të këqija që një 14-vjeçare kishte marrë në mësime, prindërit i ndaluan që të përdorte rrjetin sociale Facebook. Por vendimi i prindërve ka çuar në një masë tjetër më ekstreme nga ana e adoleshentes. Vajza ka tentuar të mbytet në lumë, si pasojë e konflikteve që ka pasur me prindërit.

Ngjarja ka ndodhur në Canavese të Italisë. Pasi ka dalë nga shkolla dje, vajza nuk është kthyer në shtëpi, por ka shkuar në lumin e qytetit dhe ka tentuar të mbytet. Në momentin e fundit, adoleshentja është shpëtuar nga disa kalimtarë, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital, citon indeksonline.

Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Por si pasojë e frakturave gjatë rrëzimit, ajo duhet të rrijë rreth 40 ditë në shtrat. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Prindërit e vajzës thanë se prej disa ditësh i kishin hequr mundësinë që të qëndronte në Facebook.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi