Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrugët e bashkimit kombëtar! Empty Rrugët e bashkimit kombëtar!

Sat 9 Mar 2013 - 21:24
Rrugët e bashkimit kombëtar! ReisKoreja, bashkimi gjerman e jemenit dhe rrugët e bashkimit tonë (3)
Nga Reis Mirdita
• Pikënisja e ynë për bashkim
Pas copëtimeve mizorë të skeletit gjeografik e kulturor, asnjë popull nuk mund të ngritet brenda natës e të gjejë agimin i bashkuar, duhet kohë, mend, vepra e flijime por edhe kjo nuk mjafton nëse mungon guximi dhe aftësia që në momentet e dhëna të kapet fija, me forcë o me të mirë, me luftë o me paqë.
Shqiptarët, nuk kemi nevojë të shkojmë e ngrejmë të dhëna nga Historia Ilire e as nga mitet shembuj për të kërkuar rrugët e hapjes së opcionit bashkim kombëtar sepse na nuk kërkojmë bashkim të Ilirisë por të kombit sot dhe të trojeve ku jemi shumicë sot. Vet kërkesa nga lashtësia është fushë pjellore për intriga nga të katër anët. Francezët, me saktë , Napoloeni i III-të e “ringjalli” heroin e harruar galez Vercingétorix (Uerkingetoriks,(rreth -82 Arvernes, -46 Romë) i cili i bashkoi fiset galeze për të ndalur përparimin e Cezarit. Më pas, kjo trimëri shembullore u perdor për propagandë luftarake në ballafaqimin franko-gjerman… Për ne, rrugën më të kthjellët e nisën burrat me nam: Ata që u bashkuan më 1878…
Rrugët e bashkimit kombëtar! Janina-300x248
Dhjetëra vite para Lidhjes së Prizrenit, vrulli atdhetar buthëtoi në të tëra viset kombëtare të ndara në katër vilajete që politikisht përbënin një kompaktësi koherente por edhe një bashkim real të lirë kombëtarisht. Nën pushtetin qendror të Sulltanit, në asnjë mënyrë nuk mund të ishim të kënaqur dhe nga këtu, kombi i ushqyer ideologjikisht nga Rilindasit, nisi lëvizjen drejtë një bashkimi efektiv me qëllim përfundimtar sovranitetin. Nismë që do të çonte hap pas hapi drejt shkëputjes nga Porta e Lartë duke ruajtur me çdo çmim unitetin e trojeve që ishin të përfshira në Katër Vilajetet.
Përfshirja e Lidhjes mbulonte trojet tona dhe padyshim se këtë platformë nuk e gjejmë në kohërat që nga rënia nën zgjedhë të okupatorëve romakë bizantinë e otomanë. Elita atdhetare krijoi dhe veproi në të gjitha hapësirat e jetës politike, diplomatike, arsimore letrare duke ngritur krenarinë dhe atdhetarizmin e kombit në nivel madhor . Natyrisht, edhe kjo kohë pati mosmarrëveshjet e veta si pasojë e robërisë nëpër qindravjeçarë. Edhe këtu dukeshin ndarësitë e krijuara nga rymat e pushtetarëve t’i quaj të rradhës sepse ata u rradhitën njëri pas tjetrit ngaqë na si të robëruar, nuk kishim as armatë e as pushtet që t’u bëjmë ballë. Kur pushtuesi aktual humbte luftën, na pësonim sundimin e okupuesit të ri. Nga viti 1878 gjer në mes të viteve të tetëdhjeta të njejtit shekull, hapat drejt bashkimit kombëtar qenë gjigantë, pa dallime të prekshme fetare, politike e krahinore. Atëbotë, fuqitë e mëdha më dukshëm se sot mbronin oreksin grek e sllav në dëm tonin duke shkuar në skajshmëri absurde: mohonin egzistencën e Kombit Shqiptar. Pa u ndalur në historinë e Kongresit të Berlinit, do të them se Lidhja e Prizrenit, gjatë viteve pas mbajtjes, hodhi poshtë në mënyrë të prerë e të qartë politikën denigruese të mosnjohjes. Në luftë dhe në politikë e diplomaci, patriotët tanë u treguan më se të pjekur e syçelë sa që edhe sot na, pa asnjë rezervë, mund dhe duhet t’i mbahemi parimit dhe shembullit të Lidhjes.Rrugët e bashkimit kombëtar! Dikur-300x194
Them qartë, parimit e jo vetëm kërkesave nga shkaku se një pjesë e tyre sot nuk mund të merret si qëllim realist pasiqë kanë ndryshuar kushtet në teren dhe janë bë lëvizje e dyndje (në rastin tonë ngushtime teritoriale) për të cilat nuk mund të pretendojmë në aspektin gjeoetnik edhepse si opcion politik mund të lansohen në fushatat e para të përhapjes dhe ngritjes së çështjes. Natyrisht, këto pretendime teritoriale do të merren nga shumica si nacionalizëm dhe synim për Shqipëri të Madhe, gjë të cilën na nuk e kërkojmë por qëllimi ynë duhet të bazohet në afirmim të së kaluarës e jo kërkesë për një bashkim tokash sot extrashqiptare. Me këtë nuk nënkuptoj faljen e tokave të shqiptarëve të trazuar me dhunë. Ata tapi duhet të kërkohen gjer në rikëthim pronarëve por nuk kanë të bëjnë me kuptimin që shtjelloj këtu. Bashkimi Kombëtar, si që është thënë edhe nga autorë e atdhetarë të profileve të ndryshme, qëndron në hapësirat ku na jemi sot shumicë, si dhe me qëndresë në kërkesat tona për barazi të plotë të bashkëkombasve jashtë këtij harku demografik. Lëshimet e bëra pas shtypjes së Lidhjes e gjer më ditët e sodit, sollën ndarësi të reja të cilat dobësuan pozitat shqiptare dhe suksesi drejtë bashkimit u zbeh politikisht dhe askush nga qendrat vendim-marrese botërore nuk u muar më seriozisht me vuajtjet tona. Klasa politike gjithëmonë zgjidhte opcionet që parapëlqenin “hallku” e kjo shpinte pandërpre, në ngushtim të trojeve tona etnike. Në raste të caktuara të historisë ishim sa edhe të shtyrë të pranojmë copëtime për të shpëtuar nga gëlltitja por shiquar nga një kënd tjetër do të them se na kemi pranuar më të lehtën e jo shpëtimin. Gëlltitja(?), mos vallë është alibi i ynë, shantazh e mashtrim nëpërmjet kërcënimive nga ana e armikut ose që të gjitha këto bashkë?alb-observer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi