Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bëhu i lirë! Empty Bëhu i lirë!

Sun 10 Mar 2013 - 15:20
Bëhu i lirë! FitimSalihu-270x300
Bëhu i lirë!
Nga Fitim Salihu

Bëhu i lirë! Këto dy fjalë janë shembull i asaj që filozofi francez Zhak Derrida do ta quante “bllokim i dyfishtë”. Si një urdhërore, “bëhu u lirë” të udhëzon për t’u bërë çka nuk mund të bëhesh, përveç në rast se i përmbahesh këtij urdhri: t’i përmbahesh urdhrit për “t’u bërë i lirë”, nuk është të bëhesh i lirë. Ti je i lirë të mos bësh asgjë, për sa kohë që e pranon se nuk je i lirë të mos i bindesh asaj që unë po të urdhëroj ty. Hajde pra, bëhu i lirë.
Bëhu i lirë, sepse koha dhe rrethanat po e kërkojnë atë. Sepse, angazhimi për t’u bërë i lirë është një haraç që duhet ta paguajmë për jetën që e jetojmë dhe një kusht për të qenë homo faber. Apo për t’u shprehur hegelianisht, urdhri “bëhu i lirë” është një manifestim i vetë lirisë njerëzore.
Secila gjeneratë duhet që prej errësirës të arrij ta nxjerr e ta zbuloj misionin e saj dhe: ta përmbush ose ta tradhëtoj atë.
15 vjet më parë, familja Jashari u ndriçua nga nxjerrja e Idesë së misionit historik që mbarte në vetvete. 15 vjet më parë, familja Jashari u vetëflijua heroikisht duke mbrojtur pragun e derës, si sublimim i mohimit të idesë rugoviane të (mos)rezistencës paqësore. 15 vjet më parë familja Jashari dhe heronjtë e UÇK-së nisën luftën heroike e të pabarabartë kundër pushtuesit shumë herë më të fuqishëm, me synim realizimin e ëndrrës shekullore për çlirimin e bashkimin e popullit shqiptar. Ata nuk luftuan e as nuk u sakrifikuan për një atdhe ku ¼ e territorit e kontrollon sërish Serbia; për një atdhe ku gjysma e popullit janë të papunë e një në tre qytetarë jetojnë në varfëri e as për një kuazirepublikw e pwr njw flamur të çnderuar nga imponimet dhe koncensionimet e shumta të kësaj klase politike, e cila na ka sjellur prej pas luftës vetëm korrupsion dhe krim.
Bëhu i lirë! Adem-300x229
Adem Jashari me familjene e tij dhe gjithë dëshmorët e UÇK-së nëpërmjet betimit dhe flijimit të tyre zgjodhën rrugën e parë, rrugën e përmbushjes së misionit të tyre historik. Hashim Thaçi dhe gjithë klasa politike e pasluftës ka zgjedhur rrugën e mohimit dhe tradhëtimit të misionit historik. Ata kanë shkelur gjakun, amanetin e betimin e luftëtarit të UÇK-së, heronjve të kombit dhe kanë shkelur Idenë.
Balada “Besa e Konstandinit” është një pasuri e eposit tonë kombëtar që flet se si Konstandini i dha besën nënës se vet se në çfarëdo rrethane do t’ia sjellte Doruntinën, motrën e tij të martuar, vetëm që nëna të mos mërzitej për bijën e saj të vetme. Konstandini vdes e nëna e nëm birin që vdiç në luftë e nuk mbajti besën e dhënë: “Konstandin, të ardhtë gjëma, ku ke besën që më dhe? Besa jotë nën dhe…”
Vdekja e Adem Jasharit, birit të madh të kombit dhe sakrifikimi i gjithë familjes së tij shënoi edhe vdekjen e besës e betimit të UÇK-së. Hashim Thaçi e shkeli atë. E shformësoi UÇK-në, e shkeli besën e betimit, e shiti Kosovën, e shiti Idenë e bashkimit të kombit, ka grabitur pasuritë e popullit… dhe po vazhdon të veprojë ashtu. Nëna po e çan vdekjen e birit të saj, i cili nuk po mundet të ngritet për ta çuar në vend besën e dhënë.
Por në përrallë, Konstandini ngritet nga varri, guri i varrit i bëhet kalë e dheu shalë dhe niset e merr motrën dhe ia dërgon nënës së vet. Besa e tij nuk tretet. Thirrjet e nënës dëgjon dhe “bëhet i lirë”: ngritet nga varri për ta realizuar betimin e tij.
Adem Jasharin e ka vrarë biologjikisht Serbia okupatore. Politikisht, Adem Jasharin dhe Idenë e tij dhe të UÇK-së po e vranë Hashim Thaçi prej 1999-s e tutje. Por edhe Adem Jashari dhe Ideja do të ringjallen për ta çuar në vend besën që i kemi dhënë nënës, atdheut. Ideja do të ringjallet në formën e “rikthimit të të shtypurve”, nëse shprehemi në gjuhën frojdiane. Të shtypurit e dikurshëm akoma janë të shtypur, të uritur, të nënvlerësuar. Vetëm shtypësi ka ndërruar emër dhe formë. Atëherë kur urdhërorja “bëhu i lirë!” do të jehojë anekënd, do të kemi “rikthimin e të shtypurve”, të zgjidhur nga prangat dhe në kërkim të përmbushjes së misionit historik që e kemi si gjeneratë. Sepse është mision që nuk do ta tradhëtojmë e as nuk do t’ia lëmë për barrë brezave që do vijnë. Përndryshe do na mallkojnë.
Gjenerata jonë ka për të përmbushur dimensionin e Alen Badiusë për besnikëri ndaj Ngjarjes, duke rrënuar realitetin dhe duke imponuar një rend të ri dhe stabil ndaj realitetit shoqëror. Fundja Hegeli thoshte se nëse konceptet tona nuk i përputhen realitetit, atëherë aq më keq për realitetin. Po nuk u përballëm me realitetin do detyrohemi t’i recitojmë vargjet e Azem Shkrelit: “Sikur të shiheshim me veten në sy më sy, Kishim për t’u puthë, a kishim për t’u pështy?”
Autori është Koordinator i Përgjithshëm i Klubit Politik të Studentëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi