Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kunati i ministres Majlinda Bregu ndihmoi mafiozët Prudentino (VIDEO) Empty Kunati i ministres Majlinda Bregu ndihmoi mafiozët Prudentino (VIDEO)

Wed 13 Mar 2013 - 23:02
Kunati i ministres Majlinda Bregu ndihmoi mafiozët Prudentino (VIDEO) Ervis-Gje%C3%A7aj-300x185Ervis Gjeçaj, bashkëshorti i motrës së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, nuk ka përmendur asnjëherë se kishte kryer disa udhëtime me të birin e bosit të Sacra Corona Unita-s Albino Prudentino, Anxhelon, raporton Shqiptarja.com.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Leçes të 28 dhjetorit 2012, ka prova të qarta se ata të dy kanë udhëtuar bashkë për në Majemi (SHBA) dhe Milano.

Kunati i Majlinda Bregut Ervis Gjeçaj ka qenë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me Anxhelo Prudentinon, në të njejtin avion, duke u nisur nga Fiumiçino e Romës dhe në të njejtën datë: 11 dhjetor 2010.

Kjo zbulohet nga vendimi i Gjykatës së Hetimeve Paraprake, e ngjashme me Policinë tonë Gjyqësore, i datës 28 dhjetor 2012, lidhur me arrestimin e një numri personash dhe sekuestron e pasurive të ndryshme, që kanë lidhje me bosin e mafies puljeze.

Anxhelo Prudentino është arrestuar pak ditë më parë në Brindizi, duke ardhur nga Shqipëria, pas vendimit për t’u vetëdorëzuar tek organet italiane, sipas burimeve policore.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Alfred Peza, kunati i ministres deklaroi, pas përmendjes së emrit të tij në media si bashkëpunëtor i mundshëm i Prudentinove: “Dje më erdhi vajza nga shkolla dhe më pyeti: Babi, ti punon me mafiozë? E kam në klasë të pestë. Dikush i thotë këto akuza, dikush që nuk e di se çfarë është familja dhe nuk e di se çfarë mund të bëjë njeriu për familjen e vet. Nuk i mendojnë fare gjërat. Unë kam dy fëmijë dhe këto akuza i kishin dëgjuar në shkollë”.

Organet italiane të hetimit kanë zbuluar prova e fakte, që tregojnë se e vërteta e ngjarjeve nuk duhet të ketë qenë kështu. Këto fakte bazohen në interceptime telefonike, regjistrime të bisedave të bëra në mjediset e burgut nga Albino Prudentino me familjarët e tij, gruan e të bijtë, si dhe nga fatura, çeqe, kambiale, por ndër këto prova përfshihen edhe pohimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë italiane.

Në dokument VISI përshkruhet si “Ervis Gjeçaj, që ka përdorur edhe emrin Endri Tole, i cili është dëbuar më parë nga Italia, bashkëshort i Ornela Bregut, ortake e kompanisë Betting System, është pikë referimi në Shqipëri për Albino Prudentinon dhe person, të cilit i është kërkuar të menaxhojë bizneset e tij”.

Sipas Gjykatës së Leçes, të nesërmen e arrestimit të Albino Prudentinos, djali i tij Anxhelo, që zotëronte 80 për qind të aksioneve të shoqërisë së basteve, u shiti këto aksione Ervis Gjeçajt, që zotëronte deri atëherë 20 për qind të tyre, si dhe Giuseppe Palma-s dhe Gani Bakut, baxhanakut të Gjeçajt, me synimin e dukshëm “për të shmangur sekuestrime të mundshme”. Kjo dëshmon për raporte të ngushta midis Prudentinove dhe “Visit”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi