Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

”Kisha rrezikon të shndërrohet në një OJQ”  Empty ”Kisha rrezikon të shndërrohet në një OJQ”

Fri 15 Mar 2013 - 11:29
”Kisha rrezikon të shndërrohet në një OJQ”  Mira

Papa Françesku i Parë, paralajmëroi se Kisha Katolike do të shndërrohet vetëm në një “OJQ bamirësie”, nëse nuk do të ketë një reformë shpirtërore brenda saj.

Në meshën e udhëhequr prej tij në Kapelën Sistine, përpara kardinalëve të tjerë, Ati i Shenjtë pyeti: “Nëse nuk hapin zemrën dhe rrëfehemi përpara Krishtit, atëherë ku do të përfundojmë?”.

”Do të shndërrohemi vetëm në një OJQ bamirësie. Ajo që do të ndodhë është e njëjtë me kështjellat e rërës që ndërtojnë fëmijët në det, të cilat shemben që në dallgën e tyre të parë”, theksoi Françesku.

I konsideruar si një konservator i doktrinësetare,

Nëse nuk hapin zemrën dhe rrëfehemi përpara Krishtit, atëherë ku do të përfundojmë? Ajo që do të ndodhë është e njëjtë me kështjellat e rërës që ndërtojnë fëmijët në det, të cilat shemben që në dallgën e tyre të parë

Françesku i Pare
Ati i Shenjte i Vatikanit Papa shihet nga analistët gjithashtu si një forcë potenciale për të nisur reforma të thella brenda kishës.

Sipas vetë fjalëve të tij, qëllimi i parë do të jetë reformimi nga brenda, në mënyrë që i gjithë organizmi që përbën Kishën Katolike të pastrohet dhe të vijë më pranë nevojave të besimtarëve të thjeshtë.

Ati i Shenjtë ka filluar këtë reformë nga vetja, duke zgjedhur që të mbajë një kryq të hekurt, në vend të atij të artë dhe duke refuzuar veshjet luksoze të stolisura me ar të Papës.

76-vjeçari Françesk është Papa i parë jezuit, një degë e katolicizmit që predikton heqjen dorë nga lukset për të udhëhequr një jetë të thjeshtë në besimin e Zotit.

Argjentinas, ai është njëkohësisht edhe Ati i parë i Shenjtë që vjen nga një vend i Amerikës së Jugut.

Ndërkohë, të premten u konfirmua edhe takimi në fundjavë midis Françeskut të Parë dhe paraardhësit të tij, Benediktin XVI, në rezidencën e përkohshme të këtij të fundit në Kështjellën Gandolfo./top channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi