Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Edi Rama rrëfen: Gjërat e ndaluara që bëja kur isha 16 vjeç Empty Edi Rama rrëfen: Gjërat e ndaluara që bëja kur isha 16 vjeç

Sat 16 Mar 2013 - 0:34
Edi Rama rrëfen: Gjërat e ndaluara që bëja kur isha 16 vjeç Kryetari-i-PS-Edi-Rama-faqe-4-300x230as festimeve për Ditën e Verës në Elbasan, Edi Rama ka qenë i pranishëm në studion e “Top Show”, ku është intervistuar mbi temën “Kur isha 16 vjeç”.

“Vendimi për ta sjellë festën e Ditës së Verës në Tiranë ka qenë vendim qeverie, megjithatë nuk ka problem të festohet gjithandej”, ka shpjeguar Rama.

Për sa i përket pyetjes nëse ishte i pafajshëm kur ishte 16 vjeç, ai përgjigjet: “Njerëzit në këtë moshë janë të përgjegjshëm , e kanë idenë e mëkatit origjinal, që i ka sjellë në jetë”, teksa vijon më tej: “Në atë kohë ideja e një bote tjetër ishte e pamundur, prandaj jeta në art jepte mundësi të jetoje një jetë që ishte e prekshme vetëm me librat e ndaluar, apo në muzikën e ndaluar. Është e pakonceptueshme që më 1980-ën, kur vinin nga jashtë sportistët dhe sillnin kaseta të Beatles-ve, dukej sikur sillnin një ngarkesë të rrezikshme”.

Ai tregon se kur ishte 16 vjeç: “Librat e Enver Hoxhës lexoheshin si pjesë e shkollës në librat shkollorë, por leximet e teksteve të ndaluara të sillnin shpeshtimin e rrahjeve të zemrës. Ishin pjesë ekzaltuese. Librat e ndaluar të artit ishin pjesa më e mallkuar. Një herë kisha shtënë në dorë një libër të tillë dhe e kalonim dorë pas dore në banjën e shkollës. Ai ishte një libër i Pol Sezami. Ishte jashtëzakonisht erotike si eksperiencë, sepse arti i ndaluar ka fuqi erotike të jashtëzakonshme. Mbasi ne bëmë disa shkëmbime, ra në sy kjo gjë që dilnim nga atelieja dhe na u desh rreth një orë ta fshihnim librin”.

Përsa i përket të shkruarit, Rama tregon se ka qenë i lidhur me të që në atë moshë.

“Shkruaja tekste të pabotueshme, por veçse me miqtë i shkëmbenim këto eksperienca”, rrëfen Rama.

Rama tregon se ka pasur prirje të shoqërohej me njerëz më të mëdhenj si Danish Jukniu, Vladimir Myrtezai, Artur Zhejin, etj.

Rama pranon se në atë moshë ka pasur konflikte me të atin. “Kishte debate në shtëpi me babain. Nuk dua të flas për këtë temë. Nuk dua të bëhet ushqim për qentë,” është shprehur ai.

Sipas Ramës: “Budallallëqet e kësaj kohe janë ndryshe nga ato të 16- vjeçarëve sot. Nuk doja kurrë ta ndryshoja filmin e jetës në dy epoka. Është një fat që i ra gjeneratës sonë që ta shihte edhe ferrin, edhe lirinë. Unë kur isha 16 vjeç i thashë vetes një gjë: Betohu, se kur të bëhesh si këta, kurrë nuk do t’i thuash një 16- vjeçari bëj kështu ose ashtu. Kur unë isha në konflikt me tim atë, ndryshe nga sot që unë e im bir kalojmë shumë mirë”.

Rama tregon se është i apasionuar pas filmit dhe thotë se nuk harxhon shumë kohë online.

“Kur jam në makinë, lëshoj ndonjë sinjal nga Tëitter. Unë i konsideroj rrjetet sociale një mundësi të jashtëzakonshme, por si çdo shprehje e lirisë, ka edhe rrezikshmëri të lartë, ka konsum të jashtëzakonshëm të kohës”.

Ai tregon se për herë të parë me Berishën është njohur kur ai ka botuar një artikull, ku fliste se ç’është intelektuali, dhe tregon se bashkë me Ardian Klosin kanë qeshur, pasi në atë kohë kishin në dorë në përkthimin ku flitej për rolin e intelektualit dhe ishin si nata me ditën. Ndërsa për ta njohur e ka njohur kur është futur në dhomën ku kanë qenë themeltarët e PD-së.

“Ben Imami më tha se duhet të kthehesha aty, por i thashë: Ben, kini kujdes nga ky njeri…”./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi