Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosova nuk njeh diplomat shqiptare…Çfarë do të ndodhë me studentët?! Empty Kosova nuk njeh diplomat shqiptare…Çfarë do të ndodhë me studentët?!

Wed 20 Mar 2013 - 15:43
Kosova nuk njeh diplomat shqiptare…Çfarë do të ndodhë me studentët?! 200Një pjesë e mirë e studentëve kosovarë e kanë mbaruar arsimin universitarë në Shqipëri por kohët e fundit diçka nuk po shkon ashtu siç duhet të shkonte.
Mbi 1 mijë studentëve nga Kosova, të cilët kanë përfunduar studimet e larta në universitete private shqiptare, nuk u njihet diploma nga Ministria e Arsimit në Kosovë.

Një përfaqësi studentësh ditën e djeshme kanë protestuar pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe kanë kërkuar arsyet ligjore dhe pse nuk është respektuar marrëveshja mes dy vendeve, por njihen diplomat vetëm për studentët të cilët kanë përfunduar studimet në universitete publike shqiptare dhe jo në ato private.
Zanafilla e problemit është diku tjetër pasi diplomat e lëshuara nga universitetet private në vendin tonë nuk po njihen nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Janë rreth 1200 studentë që po penalizohen pasi kanë një diplomë shqiptare.
“Ne kemi një problem me njohjen e diplomave që merren këtu në Tiranë nga universitetet private. Ato nuk njihen në Kosovë. Arsyeja zyrtare është se Shqipëria nuk është anëtare e ENQA-s dhe nuk mund të bëhen njohje të diplomave që lëshohen nga universitetet private të Tiranës.
ENQA është një agjenci europiane që bën akreditimin e këtyre agjencive të akreditimit. Shqipëria ka një agjenci që bën akreditimin edhe të privatit, dhe të shtetit, ndërsa tek ne në Kosovë diplomat e shtetit njihen, të privatit jo”, thotë studenti Agron Bytyçi./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi