Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Llalla: Lufta kundër krimit, të perfeksionojmë teknikat e hetimit  Empty Llalla: Lufta kundër krimit, të perfeksionojmë teknikat e hetimit

Mon 25 Mar 2013 - 12:35
Llalla: Lufta kundër krimit, të perfeksionojmë teknikat e hetimit  Llalla

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e ka cilësuar përhapjen e krimit në vend si një problem shqetësues dhe për të parandaluar këtë fenomen duhet perfeksionimi i teknikave të hetimit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me penalistin me famë botërore Sheriff Basuini, kryeprokurori Llalla theksoi gjithashtu se faktorë të tjerë të jetës së një vendi, pavarësisht rolit të tyre të pazëvendësueshëm, nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit.

“Mbetet sfidë e vazhdueshme lufta kundër krimit të organizuar, i cili zhvillon veprimet e tij krahas forcimit të legjislacionit penal. Shqipëria është tashmë një vend i hapur dhe mundësitë për penetrimin e elementit kriminal ndërkombëtar është i madh. Nga ana tjetër, edhe krimi i brendshëm, është i pranishëm dhe ndikon në opinionin publik. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve, që dëshmojnë se elementët kriminalë synojnë të sfidojnë shtetin. Për këtë arsye, është shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Faktorë të tjerë të jetës së një vendi, pavarësisht rolit të tyre të pazëvendësueshëm, nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit. Këta faktorë janë të mirëpritur të ushtrojnë presion pozitiv mbi punën e institucioneve të drejtësisë dhe të jenë bashkëpunues konkret. Por, në disa raste të veçanta, zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin”, deklaroi Llalla.

Ndonëse institucionet e drejtësisë paguhen me taksat e qytetarëve që të dënojnë elementët keqbërës, Llalla nënvizoi se çdo faktor i jetës shoqërore ka detyrimin moral të ofrojë mbështetjen e tij.

“Këto janë parime në një shtet demokratik, parime globale, që ashtu si edhe të tjera, duhen pranuar si të tilla”, tha ai.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi