Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Wall Street, një histori intrigash, skandalesh, pasurie dhe fuqie  Empty Wall Street, një histori intrigash, skandalesh, pasurie dhe fuqie

Thu 9 Dec 2010 - 21:33
Lindja dhe rritja e rrugës legjendare të New Yorkut, Wall Street, është përshkruar në një libër të titulluar “Rruga e Ëndrrave- Bulevardi i zemrave të prekura”, i shkruar nga Howard Wachtel.

Autori thotë se lufta dhe skandalet e kanë shndërruar Wall Street-in në një simbol të pasurisë dhe fuqisë.

Historia 220 vjeçare e Wall Streetit është përshkruar nga ulje ngritje, e përcjellë nga një kërkim i vazhdueshëm i fatit. Zoti Wachtel thotë se që nga formimi i kësaj rruge aktorët kanë ndryshuar, por komploti ka mbetur i njëjti.

Ata që kanë lidhje të brendshme në këtë vend pasurohen, ndërsa masa e cila bën investimet më të mëdha është gjithmonë e vonuar për të marrë një pjesë të fitimit. Autori thotë se e gjithë kjo veprimtari filloi me çeqet e borxheve në fund të Revolucionit Amerikan.

“Aleksandër Hamilton, i cili ishte sekreatari i parë i thesarit, duhej të shlyente një borxh prej 60 milonë dollarësh që ishte shkaktuar nga lufta revolucionare. Ai krijoi një skemë ku morri përsipër borxhin shtetëror, por e bëri në një mënyrë ku tregtarëve individualë të cilët merreshin me shitjen e gëzofave dhe skllevërve në Wall Street u ishin shitur pjesë të këtij borxhi për një çmim prej 25 cent për një dollarë.


Më vonë, Hamiltoni u ktheu atyre nga një dollarë për dollarin e blerë 25 cent dhe këta tregtarë bënë një pasuri të madhe. Kjo është origjina e Wall Street-it”, thotë ai.

Zoti Wachtel është profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan në Washington. Ai thotë se këta njerëz ishin tregtarët e parë të brendshëm, që do të thotë njerëz që i bazojnë investimet e tyre nga informata që marrin në mënyrë private.

“Tani nuk ekzistojnë fakte të drejtëpërdrejta se këta njerëz kishin informacione të brendshme. Hamiltoni ishte fqinj dhe mik i tyre dhe ai ndoshta kishte folur me ta për idenë e tij. Rreth viteve 1789-1790, fillon të vihet re një blerje masive e çeqeve amerikane nga tregtarë të Wall Street të implikuar në këtë skandal. Ky borxh shitej në formë çeqesh, ku tregohej shuma e blerë. Kur ky skandal doli në shesh dhe spekulimet nuk përmbaheshin, njerëzit që nuk kishin patur informacione ishin ata që humbën më së shumti”, thotë ai.

Zoti Wachtel thotë se ky skenar bëri që të krijoheshin ligje më të rrepta federale për kontrollin e bulevardit të famshëm nga një rrugë tjetër e famshme: Avenyja Pensilvania, selia e qeverisë federale. Por siç thotë ai, çdo herë kur ndodhin skandale, Wall Street ia arrin ta bind tregun dhe politikanët se ajo është e aftë ta mbikqyrë vetveten.

Në vitin 1790 u krijua ajo që do të njihej Marrëveshja e Buttonwood-it. Kjo marrëveshje funksionoi deri në vitin 1934 kur qeveria federale miratoi Aktin mbi Sigurinë dhe Këmbimet. Zoti Wachtel thotë se Wall Streeti edhe sot mendon se është mjaft i përgjegjshëm për ta qeverisur vetveten. Për shembull, deri para skandaleve të fundit të kompanive gjigante si Enron, WorldComm dhe Tyco, industria e korporatave thonte se ishte më e aftë se qeveria federale për ta kontrolluar vetveten.

“Argumenti i Wall Street-it se është një institucion privat i cili i rregullon vet punët e veta dhe nuk ka nevojë për kontrolin e qeverisë federale, është një argument që ende vazhdon. Rruga e tretë në këtë mes është ajo ku gjenden qytetarët të cilët joshen nga skemat dhe dramat e Wall Street-it, por janë gjithmonë në fund të zinxhirit të fitimit ”, thotë zoti Wachtel. Zoti Wachtel thotë në librin e tij se ka nevojë për një organ të pavarur dhe më të vendosur për të mbrojtur qytetarët nga fshehtësitë tinzare të Wall Street-it.//kk//

Zëri i Amerikës"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi