Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka  Empty Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka

Thu 9 Dec 2010 - 21:57
Mjeshtri i muzikës rrëfen rastësinë që e takoi me Kris North


Agim Krajka: Unë në filmin “Sex and the City”


Anila Mema

Ndoshta nuk e kishte menduar që do të ishte pjesëtar në serialin më të njohur amerikan “SEX and the City”.

Por fati nuk e braktisi, edhe pas gjithë asaj kohe stërmundimi për t’u futur në punë si muzikant në një restorant shqiptarësh në Amerikë. Aty u njoh me Kris North, aktorin kryesor të këtij seriali. Agim Krajka, për të ishte mjeshtri më i mirë shqiptar që kish njohur ndonjëherë, dhe kështu që nuk mund të rrinte indiferent ndaj tij. I propozoi Krajkës ta shoqëronte me muzikë gjatë xhirimeve për serinë e tretë të këtij filmi. Dhe ashtu u bë. Tashmë në repertorin e kompozitorit të njohur renditet edhe seriali “SEX and the city”. Për gazetën “Panorama” Agim Krajka rrëfen, gjithë pasion, pjesëmarrjen e tij në këtë serial; jetën prej trembëdhjetë vitesh në Amerikë, familjen dhe kthimin në Shqipëri.

Si ndodhi që ju e latë Shqipërinë dhe prekët tokën amerikane?
Ika nga Shqipëria në vitin 1991. Vitet e para, kur shkova në Amerikë, mendoja se gjërat mund të ishin të thjeshta dhe të lehta, si dhe mendoja se edhe atje, ndoshta një në dhjetë apo njëzet veta, mund ta kish dëgjuar emrin Agim Krajka. Megjithatë, kjo nuk ishte e vërtetë. Popullata më e madhe aty ishte nga Kosova, Mali i Zi... Madje, ishte jashtëzakonisht e vështirë për të punuar në profesionin që unë kisha, se muzikën, kulturën, folklorin, e konsideronin 100 për qind ndryshe nga ne. Një ditë shkova në një restorant shqiptar ku edhe këndohej shqip. Quhej “Damarino” dhe ishte vetëm 20 metra larg vendit ku luhet ende “Show Çikago”. Pyeta nëse kërkonin për punë; edhe pse këndova muzikën më të mirë që kisha mësuar në Shqipëri, gjithsesi nuk më pëlqyen. Shkova të nesërmen dhe sërish e, kështu disa ditë me radhë, saqë mendova me vete t’i bija pjesëve muzikore më të mira shqiptare, pavarësisht nëse do ta dëshironin apo jo. Hapa një regjistër të madh dhe nisa t’i bija tarantelës italiane. Atë moment, pashë se të gjithë kthyen kokën dhe mbetën të shtangur. Më fund, bosi më tha se jo vetëm që do të punoja, por edhe do të paguesha që atë ditë.

Si u gjendët në serialian e njohur “Sex and the City”?
Në këtë restorant vinin mjaft emra të njohur. Pronari i restorantit kishte miqësi të madhe me Kris North, që është aktori kryesor te “Sex and the City”. E shihja se vinte shumë në restorant, por nuk e dija se kush ishte ai. Ishte një burrë mjaft i pashëm, që binte shumë në sy dhe ishte e pamundur të qëndroje indiferent kur e shikoje. Por mbi të gjitha, tashmë që unë e njoh, më tërbon formimi i tij. Ka një formim të jashtëzakonshëm, që të lë pa mend. Aty vinte gati një herë në dy-tri netë. Pas disa kohësh, pasi unë kisha nisur punë në restorant, Kris North më afrohet dhe më pyet: ”Where are you from? ( Nga jeni)”. Ju përgjigja: “From Albania”. “No, no, - tha, - jeni me të vërtetë i shkëlqyer, - shtoi më tej ai, dhe vazhdoi të më thoshte: “Do t’i them bosit që do të vij tashmë, katër herë në javë”.

Më vonë mësova se Kris North kishte një rol te seriali “Sex and the City”, të cilin do ta luante, së bashku me të dashurën e tij, në një restorant. Vjen aty me regjisorin dhe i thotë bosit të restorantit se filmin do ta xhironte në atë restorant dhe dëshironte të më xhironte vetëm mua, pa orkestrën. Unë atë natë kam kënduar një këngë të Frenk Sinatrës. Nuk më kujtohet mirë, por më duket se është seria e tretë apo e katërt e serialit “SEX and the City” ku jam edhe unë për tri a katër minuta. Ishte një kujtim shumë i bukur, sepse ishte një nga serialet më të ndjekura.

Domethënë, kjo ishte një rastësi që ju u gjendët aty?
Nuk mund ta quaj rastësi, por ajo që unë e meritova. Dhe ai ishte vërtet i bindur se unë mund të isha i përshtatshëm në xhirimet e tij. Kishte kohë, shumë kohë që më dëgjonte dhe më ndiqte në muzikën që unë bëja çdo natë në atë restorant. Unë isha favoriti i tij. Sapo hynte në restorant, më thërriste me të madhe: “Hi, maestro!”. (Edhe jam, ndërkohë) Një natë tjetër erdhi më një regjisor, të cilit i kishte folur gjatë për mua. Ai m’u afrua dhe më tha se dëshironte të më xhironte për në filmin e tij, por vetëm muzikën që bëja unë, dhe jo mua si figurë. Ashtu bëmë. Dëshironte tarantelën siçiliane. Gjithçka u bë, dhe kur filmi mbaroi, ai kishte vendosur në titrat “Acordon player Agim Krajka”.

Si është jeta juaj në Amerikë?
Në vitin 1991, kur shkova në Amerikë, isha komplet i panjohur. Pas kaq vitesh, do të them se jam integruar tërësishtë në jetën amerikane. Shkova me gruan e me dy fëmijët e mi. Ata shkuan në shkollë. Në fillim kishim mjaft nevojë për gjithçka, por me kalimin e kohës, kemi arritur të integrohemi në jetën amerikane. Gruaja dhe djali i madh punojnë në shkollën private të muzikës “Krajka”, që ne e kemi hapur aty.

Cila është hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?
Herën e fundit në Shqipëri kam qenë para një viti. Vij çdo vit, sepse shpesh them atë shprehjen që “breshka në ferrën e vet qëndron gjithmonë”. Dhe gjithmonë do të vij në Shqipëri me pushime.



Një shkollë muzike në SHBA me emrin “Krajka”

Veç muzikës, që luan në restorantet e natës, Krajka ka kohë që ka hapur një shkollë private muzike. Quhet shkolla “Krajka” dhe tashmë ka bërë mjaft emër për profesionalizëm. Madje, është një nga obligimet kryesore të familjes Krajka. E ndërtuar disa vite më parë, tashmë kjo shkollë private ka filluar të ketë një emër të mirë në lokalitetet vendase. Aty jep mësim ai, gruaja e tij, Semiramiz, dhe djali i madh, Uliksi. Me një komunitet prej 35 nxënësish të kombësive të ndryshme, kjo shkollë synon të nxisë ndjesitë muzikore te nxënësit, duke i bërë ata më të aftë për të studiuar muzikë. Për kompozitorin kjo shkollë është edhe një mënyrë për të qenë sa më pranë profesionit të tij, dhe për të dhënë atë eksperiencë të madhe, të akumuluar gjatë gjithë këtyre viteve punë, një brezi të ri. Krajka tregon se në këtë shkollë studiojnë, përveç nxënësve amerikanë, edhe kinezë, por edhe shqiptarë. “Kur sheh se shqiptarët afirmohen, nëpërmjet një edukimi të mirë, kjo është diçka që të bën të ndihesh mirë”, thotë ai.



Kush është Agim Krajka

Karriera 30-vjeçare në muzikën shqiptare e ka bërë Agim Krajkën një nga emrat më të pëlqyer për publikun shqiptar. Edhe pse Krajka jeton prej vitesh në Amerikë, këngët e tij kanë një vlerë të padiskutueshme, të cilat janë vlerësuar dhe ende mbeten këngët më të preferuara në tempullin e muzikës shqiptare. Lindi në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë babai i tij. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionerit ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Krijimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90. Që nga kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi