Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zvicër, kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti Empty Zvicër, kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti

Sat 6 Apr 2013 - 11:46
Zvicër, kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti Kali i ngordhurGJENEVË - Këtë provokim artistik e kanë "krijuar" artistët Maya Bösch dhe Regis Gola dhe pritet që kafsha të mbetet deri në fund të majit.

Siç bën të ditur "Albinfo", një kalë i ngordhur po prezantohet si vepër arti në një vitrinë të një galerie në Gjenevë, por në këtë mënyrë ka ngjallur pakënaqësinë e shumicës së kalimtarëve dhe të të tjerëve. Shumë sy janë shokuar, kur kanë parë kalin e varur, të paraqitur si eksponat artistik. Kjo "vepër" ka ngjallur edhe dilema morale dhe estetike mbi atë se çfarë duhet dhe çfarë jo, që të trajtohet si art.

Kolektivi artistik "Zabriskie Point", që drejton këtë galeri, ka thënë për mediet zvicerane: "Ne e dimë, se kjo vepër artistike do të ngjallë reagime të forta. Para së gjithash nga fëmijët dhe vegjetarianët".

“Në një kontekst tjetër, ta zëmë me rastin e ekspozimit të skenave nga gjahu, ky kalë do të ishte një objekt krejtësisht banal”, kanë thënë ata, duke sqaruar se “nuk duan të bëjnë provokim për hir të provokimit”.

Ndërkaq, në natën mes të mërkurës dhe të enjtes ka ndodhur një aksident makabër: kali, si duket jo i përforcuar mirë, ka rrëshqitur, duke mbetur i varur vetëm për koke, ndërkohë që këmbët i preknin në dysheme. Për këtë arsye "ekspozita është mbyllur përkohësisht për shkaqe teknike".

/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi