Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 profesionet më të parapëlqyera sot Empty 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Tue 16 Apr 2013 - 15:44
10 profesionet më të parapëlqyera sot Jop
Tendencat e reja të punëve. 10 punët që do të shikoni më poshtë dikur janë kategorizuar si profesione të papëlqyera ose të papreferuara . Por sot çdo person që ka talent në matematikë, shkencë dhe aftësi analitike, një nga 10 punët e mëposhtme mund ta bënit shumë mirë. Kategorizimi është bërë nga Susan Ricker, studiues amerikan në fushën e kërkimit të tregut.

1. Arkivist

Çfarë bëjnë arkivistët. Ata vlerësojnë, modifikojnë dhe mbajnë shënim të dhëna të përhershme dhe dokumente historikisht të vlefshme. Me fjalë të përmbledhura, kryejnë kërkime mbi materiale arkivore.

Paga mesatare vjetore: 45,200 dollarë

2. Kontabilist

Çfarë bëjnë kontabilistët: ata prodhojnë dhe organizojnë të dhënat financiare për organizatat. Ata regjistrojnë transaksionet financiare, rinovojnë deklaratat dhe kontrollojnë për saktësinë e shënimeve financiare.

Paga mesatare vjetore: 34,030 dollarë.

3. Kimist, shkencëtar materialesh

Çfarë bëjnë ata: kimistë dhe shkencëtarët e fushës së përafërt, kërkuesit mbi materien studiojnë struktura, kompozime, reagime dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me substancat. Ata përdorin njohuritë e tyre për të zhvilluar apo përmirësuar produktet, proceset etj.

Paga mesatare vjetore: 69,790 dollarë.

4. Specialist kompjuteri

Çfarë bëjnë ata. specialistët e fushës së kompjuterave ofrojnë ndihmë dhe këshilla për njerëzit dhe organizatat që përdorin softuere kompjuterike ose pajisje. Disa, të quajtur specialistë teknikë dhe teknologji-informacioni janë të punësuar për organizimin e tyre.

Paga mesatare vjetore: 46,260 dollarë.

5. Teknik dhe kujdestar muzeu

Çfarë bëjnë ata: koleksionojnë, mbikëqyrin vepra arti dhe sende historike, dhe mund të kryejë aktivitete të shërbimit publik për një institucion. Teknikë të muzeve dhe këshilltarët ose kujdestarët përgatitin dhe rivendosin objekte dhe dokumente në koleksionet e muzeve dhe ekspozitave.

Paga mesatare vjetore: 42,310 dollarë.

6. Dizajnë

Çfarë bëjnë ata: Dizajnuesit përdorin softuere kompjuterikë për të hartuar faqet për gazetat, librat, broshurat dhe publikime të tjera që do të jenë të shtypura ose të vëna online. Ata mbledhin tekst, grafikë dhe materiale të tjera që më pas do t’i përpunojnë për një produkt mediatik.

Paga mesatare vjetore: 36,610 dollarë.

7. Inxhinier i elektroteknikës dhe elektronikës

Çfarë bëjnë ata: inxhinierët elektrikë zhvillojnë, testojnë dhe mbikëqyrin prodhimin e pajisjeve elektrike të tilla si motorë elektrikë, radarë dhe sistemet e komunikimit. Inxhinierët elektronikë merren me projektimet dhe zhvillimin e pajisjeve elektronike, të tilla sistemet e komunikimit, si faqet e lojërave, muzikës etj.

Paga mesatare vjetore: 87,180 dollarë.

8. Epidemiolog

Çfarë bëjnë ata: epidemiologët merren me zbulimin e shkaqeve të sëmundjeve të lehta që shkaktohen nga faktorë mjedisor, dhe për parandalimin e tyre. Ata konstatojnë dhe raportojnë studimet e tyre në publik.

Paga mesatare vjetore: 63,010 dollarë.

9. Specialist mjeko-ligjor

Çfarë bëjnë ata: specialistët mjeko-ligjor ndihmojnë në hetimin e krimeve duke mbledhur dhe analizuar provat fizike të gjetura në terren. Pas mbledhjes provat kalojnë në analiza laboratorike dhe nxirren të dhënat dhe përgundimet mbi një skenë krimi.

Paga mesatare vjetore: 51,570 dollarë.

10. Projektues grafikë

Çfarë bëjnë ata: projektuesit e grafikëve krijojnë koncepte vizuale, me dorë ose me programe të specializuara kompjuterike, për të komunikuar idetë dhe për t’i “robëruar” konsumatorët pas një produkti.

Ata ndihmojnë për të bërë një organizim të ideve, ngjyrave, imazheve, hartojnë logot që përfaqësojnë një ide të veçantë apo identitetin një produkti që reklamohet.

Paga mesatare vjetore: 43,500 dollarë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi