Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

10 menytë më ekstravagante dhe më të kushtueshme në botë  Empty 10 menytë më ekstravagante dhe më të kushtueshme në botë

Sat 11 Dec 2010 - 21:39
Revista "Forbes", e cilësuar nga media si bibla e kapitalizmit, prezanton në faqen e saj të internetit 10 restorantet me menytë më të çuditshme dhe më origjinale të planetit, të cilave asnjë klient nuk mund t‘u rezistojë



Ekstravagante, të çuditshme dhe të kushtueshme. Janë menytë që nga viti në vit shefat e kuzhinës më të famshëm në botë eksperimentojnë në restorantet e tyre për të joshur klientët dhe kërkesat e tyre. Revista "Forbes", e cilësuar nga media si bibla e kapitalizmit, prezanton në faqen e saj të internetit 10 restorantet me menytë më të çuditshme dhe më origjinale të planetit, të cilave asnjë klient nuk mund t‘u rezistojë.

Nga havjari te torta e sulltanit

Menyja e parë e përmendur nga revista është ajo e prestigjiozit "Daniel" në Nju Jork, shumë herë i zgjedhur dhe i cilësuar si restoranti më i mirë në botë. Kush ka fatin e madh të hyjë në këtë lokal, që edhe këtë vit arriti të merrte tre yjet "Michelin", mund të shijojë një meny të jashtëzakonshme me një çmim prej 250 dollarësh të ideuar nga shefi francez i kuzhinës Daniel Boulud. Por, specialiteti i vërtetë i shefit transalpin është përgatitja e pjatës super të shtrenjtë dhe jashtëzakonisht të shijshme të quajtur "boulud‘s golden ossetra caviar", havjari i ardhur nga deti Kaspik me një shije të veçantë, sigurisht i paprovuar kurrë më parë. Kjo pjatë mund të porositet para vakteve dhe shoqërohet me një shishe shampanjë, edhe ajo shumë e shtrenjtë. Çmimi? 860 dollarë për 50 gramë kënaqësi kulinare nuk janë asgjë për milionerët dhe të fiksuarit pas ushqimeve. Renditja e "Forbes" vazhdon me postimin në kontenë kaliforniane të Napas, ku gjendet një tjetër restorant mitik amerikan, në të cilin "ribëhen" ushqimet e kuzhinës së mrekullueshme franceze. Restoranti mban emrin "The French Laudry" dhe të gjesh një vend aty është thuajse një mision i pamundur. I drejtuar nga kuzhinieri amerikan Thomas Keller, ky lokal u ofron çdo ditë klientëve të tij një meny dopio me nëntë pjata për 240 dollarë. E veçanta është se shefi i kuzhinës premton se nuk përdor kurrë të njëjtët përbërës ushqimorë në nëntë pjatat e menysë. Por, për të gjithë ata që nuk mund t‘u rezistojnë ëmbëlsirave, duhet të provojnë të paktën një herë në jetë ‘tortën e artë të sulltanit", e përgatitur me porosi në "Ciragan Palace Kempinski Hotel", pallati historik i Stambollit. Mes përbërësve të këtij specialiteti që kushton një mijë dollarë, dallojnë copëzat e vaniljes të ardhur nga Polinezia franceze, frutat e marinuara në rumin xhamajkan dhe një sasi e madhe pluhur ari të ngrënshëm prej 24 karatësh.

Tartufi i bardhë, hamburger me mëlçi pate

Në klasifikim Franca vazhdon të mbetet padronia e padiktueshme. Sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe, kur bëhet fjalë për gatimin. Në fakt, edhe pse zhvendosemi në restorantin "Les Amis" në Singapor, kuzhina e preferuar vazhdon të mbetet ajo franceze. Këtu ata që lënë kokën pas eksperimenteve të guximshme, por dhe shumë të shijshme kulinare, mund të shijojnë një meny me bazë tartufi të bardhë, që nis nga një shifër prej 800 dollarësh, ku verërat janë të përfshira. Surprizat nuk kanë përfunduar ende. Kush e ka thënë se në një restorant klasi nuk mund të hahet hamburger? Restoranti "Fleur de Lys" në Las Vegas prezanton një pjatë vërtet të çuditshme: "fleur burger" është një hamburger me mish kau Kobe (emrin e ka marrë nga një qytet japonez ku rritet) i njohur në të gjithë botën për karakteristikat e tij dhe çmimin rreth 1000 euro për kilogram, tartuf dhe mëlçi pate shoqëruar nga një shishe speciale të Bordo "Chateau Petrus", viti 1995. Çmimi është fiks: 5000 dollarë. Më në fund në listë edhe një pjatë tipike italiane. Bëhet fjalë për një picë vërtet të çuditshme, të dekoruar me havjar dhe aragosta të ardhura nga Maine, shtet në Nju Ingland, SHBA. Veç të tjerave në picë gjen edhe vezë salmoni dhe wasabi (bimë japoneze). Pjata me një kosto jo më pak se 1000 dollarë shërbehet në "Nino‘s Positano", një restorant në Nju Jork që drejtohet nga një italo-amerikan. Por për të gjithë ata që duan të provojnë ndjenja të forta edhe kur hanë, duhet të darkojnë në "Dinner in the sky", i pari restorant në hapësirë që u ofron klientëve mundësinë për të ngrënë në 50 metra lartësi, duke u rrotulluar në ajër. Mjafton të prenotosh dhe ideatori i saj, sipërmarrësi belg David Ghysels, është i gatshëm ta çojë sallën e ngrënies së lëvizshme kudo. Çmimi varion nga 50 000 deri në 100 000 dollarë.

Nga ishulli Mustique te darka private 10 mijë euro

Klasifikimi vazhdon me një meny pikniku (pulë, sallatë me mango e avogadro dhe përzierje perimesh), por që fsheh një të veçantë të pabesueshme: pjatat shërbehen në Macaroni Beach, në ishullin privat të Mustique, në Antilet e vogla. Këtu mund të ndalojnë vetëm klientët që kanë ose marrin me qira vilat e mrekullueshme të ishullit, që kanë një çmim nga 5000 deri në 55 000 dollarë në javë. Mes rezidencave më të bukura spikat "Hibiscus", që u ofron klientëve të saj darka të paharrueshme. Pastaj vijnë pjatat e ofruara nga restoranti "Espadon", në të famshmin hotel "Ritz" në Paris. Mes të shumtëve dallojnë rosto viçi me qumësht dhe fileto kau. Por origjinaliteti i vërtetë i këtij restoranti është tavolina e shefit të kuzhinës, Michel Roth: herë pas here kuzhinieri i fton klientët të hanë së bashku me të dhe që prej aty klientët mund të admirojnë kuzhinat e famshme të hotelit. Dhjetëshja e bërë nga "Forbes" mbyllet me restorantin e "Little Palm Island resort" në Florida i drejtuar nga shefi Louis Pous. Pjatat franceze-kubane të këtij hoteli të qetë dhe të izoluar, ku mund të shkosh vetëm me barkë, e që mes të tjerëve kanë darkuar edhe Harry Truman dhe Franklin Delano Roosevelt, mund të vijnë direkt në shtëpi. Për dhjetë mijë dollarë, plus shpenzimet e udhëtimit, shefi i kuzhinës dhe ndihmësit e tij mund të udhëtojnë kudo për të përgatitur një darkë private.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi