Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Erëzat dhe vetitë e tyre të shëndetshme  Empty Erëzat dhe vetitë e tyre të shëndetshme

Sat 11 Dec 2010 - 21:41
Karafili:Ndalon të vjellat dhe përzierjen e stomakut, largon erën e keqe të gojës, ka veti larguese dhimbjesh dhe për këtë arsye dhe nëse përdoret në doza të larta, ju trullos pak. Mund të vini një pambuk me vaj karafili tek dhëmbi që ju dhemb përshembull, do t ju qetësohej. Po ashtu lehtëson në nxjerrjen e gazrave.
Kanella: Dhe kjo parandalon të vjellat dhe përzierjet. Po ashtu, dhe diaretë. Rrit dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Lehtëson tretjen.
Xhenxhefili: Largon përzierjet e stomakut, fryrjet e barkut dhe problemet e kolitit.Eshtë po ashtu efikas kundra të vjellave. Mbron kundra helmimeve. Rrit qarkullimin e gjakut. Për shkak të kësaj vetie ndihmon në ngrohjen e trupit. Ju mbron shumë mirë ndaj gripit, të ftohurave të ndryshme si dhe sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me frymëmarrjen. Ka dhe veti djersitëse dhe ul temperaturën. Njëkohësisht, njihet për vlerat e tij si ulës i tensionit të lartë dhe kolesterolit.
Përgatitja e çajit me erëza: Nëse e bëni vetëm për 1 person ju mjaftojnë 2-3 lule karafili, 1 kallam kanelle dhe 2-3 xhenxhefile të thatë. Zjeni në zjarr shumë të ulët për disa minuta. Këto lloj çajrash kanë vetinë që të bëhen dhe më të forta dhe dendësia dhe aroma u rritet duke ndenjur, kështu që, kur ta zini për herë të dytë do përfitoni një çaj akoma dhe më aromatik.
shkr. 3
Frutoterapia ose mjekimi me ndihmën e frutave

Qershia ul kolesterolin dhe peshën trupore
Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë diuretike, antiseptike ( luftojnë bakteret, dhe ulin temperaturën. Bishtat e qershisë valohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka, mbajtjen e urinës dhe edemat. Ndërsa lëkura valohet në ujë dhe lëngu i përftuar është shumë i mirë nëse përdoret në rastet e temperaturës së lartë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml. ujë (duke shtuar 6 gramë acid borik për plagët). Lëngu që del nga kjo përzierje përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40gr gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por të jetë i vakët.
Një kurë e mirë me vishnja pastron gjakun dhe shëron mëlçinë
Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në vende të ajrosura. Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur. Gjithashtu përdoret lëvorja e degëve dhe goma e vishnjes. Frutat e vishnjes janë të shijshme, ato përdoren për konsum të freskëta dhe të përpunuara në trajtë reçeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanë vlera të mira ushqyese: ato përmbajnë rreth 9 për qind sheqerna. Acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kanë gjetur përdorim të mirë për arsye të vetive të tyre diuretike dhe rrudhëse. Me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave. Frutat e vishnjes janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen dhe, kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Frutat e vishnjes kanë veti diuretike, ato këshillohen t i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
Pjepri mbron nga kanceri i lëkurës dhe largon pagjumësinë
Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë. Megjithëse ai ka forma dhe ngjyra të ndryshme shija e tij e ëmbël është e pëlqyeshme thuajse nga të gjithë. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekëve specialistë, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta në 3 litra ujë dhe më pas vihet në frigorifer. Ky çaj u rekomandohet të gjithë atyre personave që kanë probleme me pagjumësinë. Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike. Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet më mjaltë dhe të konsumohet për 20 ditë me radhë në mëngjes.
Luleshtrydhja mbron organizmin nga oksidimi dhe largon dëshirën për duhan
Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet së bashku me qershitë të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur është në pamje, por aq dhe i shijshëm dhe freskues është. Luleshtrydhet mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.
Kumbulla e butë kundër hemorroideve dhe kapsllëkut
Kumbulla e butë e cila përfshin disa varietete të ndryshme është një pemë e njohur për vendin tonë. Megjithëse frutat e saj përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore. Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit. Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një diuretike shumë e mirë që largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi