Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Empty Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën

Wed 17 Apr 2013 - 11:28
Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Kampionati%202Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Kampionati%20xhamive

Entela Resuli

-Një kampionat i rrallë mini-futbolli është zhvilluar këtë muaj në Tiranë. Javën e kaluar,ai u mbyll me një fitues që rrëmbeu edhe kupën e më të mirës. Bëhet fjalë për një kampionat mes xhamive të kryeqytetit. Ishte hera e parë që bëhej një organizim i tillë dhe në mbyllje rezultoi me sukses. I gjithë ky aktivitet u organizua nga myftiu i Tiranës,Ylli Gurra. Nën kujdesin e tij, u punua për më shumë se një muaj që gjithçka të shkonte mirë për tetë xhamitë që morën pjesë. Gjyqtarët që gjykuan ndeshjet ishin pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit.U realizuan uniforma për secilën skuadër me ngjyra dhe numra. Në fund, skuadra fituese mori shpërblim: 100 euro për secilin lojtar. Në bisedën që patëm me Ylli Gurrën në lidhje me këtë aktivitet mësuam se, organizime të tilla janë të mira për këdo sepse ato afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin dhe i nxjerrin ata nga rutina.Gurra, tregoi se kjo ishte hera e parë,por që pa diskutim nuk do të jetë e fundit. Duke parë interesimin, Ylli pohon se do ta zgjerojë këtë kampionat vitin që vjen duke përfshirë më shumë se 20 skuadra.Në fillim është hedhur shorti, ku më dobët u paraqit xhamia e Qendrës e cila në fak tnuk pati fat, pasi ndeshja e parë i ra me xhaminë “Dine Hoxha”, djemtë e së cilës janë me eksperiencë. Ndeshje e fortë u konsiderua ajo e finales, mes xhamisë së Rrugës së Kavajës dhe Kamzës. Triumfues dolën djemtë e rrugës së Kavajës të cilëve u është dorëzuar kupa nga një i ftuar special i këtij kampionati, ish trajneri i Kombëtares Shyqyri Rreli. Ky i fundit e ndoqi nga afër këtë finale dhe në fund e përshëndeti këtë organizim dukei dorëzuar kupën fituesve.

Ylli, është hera e parë që organizohet kampionati i Xhamive në Tiranë?

Po, është hera e parë dhe si fillim u organizuame xhamitë më të mëdha të kryeqytetit. Në të morën pjesë xhamitë më kryesore, ajo e Tabakëve, e rrugës së Kavajas, Xhamia e Et’hem Beut në qendër. Gjithsej ishin tetë xhami. Mirë dotë ishte ta zgjeronim edhe me të tjerat në rrethin e Tiranës, por do të më merrte më shumë kohë. Ndaj e kemi lënë për njëmoment të dytë një organizim edhe më të madh. Me këtë pjesëmarrje që patëm organizimin e filluam në mars dhe e përfunduam një javë më parë. Pati goxha pjesëmarrje dhe kur e pamë që kishte kërkesa, vendosëm që finalja të luhej te salla sportive “Farie Hoti”. Përveç atyreqë luajtën pati edhe spektator. Me pak fjalë nuk na mungoi tifozeria.

Ju thatë që është hera e parë, si u ngacmuat për të realizuar një organizim të tillë?

Si fillim e nisëm më tepër për të aktivizuarpjesën e rinisë që frekuentojnë xhamitë.Në pjesën më të madhe të kohës shumica janë nëpër punë. Një pjesë e mirë janë studentë dhe zhvillimi i aktivitetit sportiv do të ishte nga çdo anë pozitive. Emocionet e ndeshjeve i bëjnë mirë çdokujt. Salla sportive ishte shumë komode dhe na dha mundësinë të zhvillonim një finale të qetë.

Lojtarët ishin profesionistë apo besimtarëqë nuk e kanë prioritet futbollin?

Një pjesë e lojtarëve janë ata që edhe aktivizohen në kategori të ndryshme futbollinë Tiranë e mini-kampionate. Disa prej tyre luajnë vazhdimisht. Disa xhami nuk ikishin të gjithë profesionistë. Gjithsesi futbolliqë u luajt, reflektoi cilësi. Organizimi ishte me detaje. Realizuam uniforma të posaçme për secilin ekip dhe dhamë stimuj. material për fituesit. Për skuadrën fituese dhuruam nga 100 euro për person.

Cila ishte ndeshja derbi mes xhamive?

Përgjithësisht mbahet si më e mira xhamia “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës. Kishte në fakt lojtarët më profesionistë. Ndaj edhe përballja më e fortë ishte ajo mes “Dine Hoxhës” dhe xhamisë së Kamzës. Fitues doli “Dine Hoxha”. Rezultati: 5-4. Ishte një ndeshje shumë e fortë. Salla sportive u mbush plot. Pati atmosferë shumë të mirë.

Cila është ndeshja që pati më shumë gola?

Ishte ndeshja mes xhamisë së Qendrës, e cila kishte shumë lojtarë studentë. Ata e njihnin njëri-tjetrin, por nuk është se kishin luajtur bashkë. Atyre u ra shorti me “Dine Hoxhën”, por u pa që ishin të dobët dhe ata u skualifikuan që në ndeshjen e parë.

Mendoni ta ktheni në traditë këtë organizim?

Ne, tani e kemi vendosur që ky kampionat do të pasohet nga të tjerë në të ardhmen. Duke parë që kishte kaq shumë dashamirësi dhe interesim, nga lojtarët dhe publiku, mendojmë që ta kemi këtë organizim të përvitshëm, por jo me kaq pak skuadra. Jo më tetë, por me më shumë. Mund të bëhet një mini-kampionat me mbi 20 ekipe. Edhe organizimi ka ato telashet e veta. Për këtë na u desh një muaj punë. E lamë vetë finalen pak vonë edhe për shkak të kohës.

Përballjet

Pjesëmarrëse në këtë garë sportive ishin xhamitë e Kamzës, Kombinatit, Dine Hoxhës, Medresesë, Tabakëve, Xhurës, Et’hem Beut dhe Kokonozit. Ndeshjet e para të zhvilluara me sistem eliminimi nxorën si gjysmëfinaliste xhamitë: Dine Hoxha, Kombinati, Kamza, Medreseja. Ndeshja e parë vuri përballë njëra-tjetrës Dine Hoxhën dhe Kombinatin. Dine Hoxha fitoi me rezultatin 3-1. Ndërsa ndeshja e dytë ishte ajo ndërmjet Kamzës dhe Medresesë që u mbyll me fitoren e Kamzës me rezultatin e ngushtë 6-5. Në finale u takuan Dine Hoxha me Kamzën. Ndeshja u luajt në sallën sportive “Farie Hoti”, shkallët e të cilës u mbushën plot me tifozë duke tejkaluar disa herë masën e takimeve të Superiores. Supersfida u mbyll me rezultatin 5-4 në favor të skuadrës së Xhamisë Dine Hoxha.

Si gocë lagje besoj se shpirti konumitar rron

Ledi Shamku, deputete

E organizuar nga Myftinia Tiranës mund të them se, ishte një ndeshje e jashtëzakonshme futbolli finalja mes ekipeve te Xhamisë "Dine Hoxha" në rrugë të Kavajës dhe Xhamisë së Kamzës. Jo, në të tilla raste mund të thuhet pa droje se sporti ishte thjesht sebep ose mjet për të besuar se ëndrrat e harmonisë qytetëse mund të shihen edhe me sy hapur, dhe të më falin sportdashësit që po ua mjetizoj sportin. Përshëndes myftiun e Tiranës Ylli Gurra, imamin Ahmed Kalaja. I falënderoj me zemër, sepse më dhanë mundësinë jo vetëm për t'ju gëzuar emocioneve të një ndeshjeje futbolli, kupën e së cilës e morën më të mirët - çunat e xhamisë së rrugës së Kavajës, por edhe për mundësinë që më dhanë që të besoj se shpirti komunitar rron në lagjen tonë dhe mund të kultivohet nga shumë duar, me të cilat jam bashkuar në emër të vlerave qytetare. Kam kujtimet më të forta nga rrugëzat dhe rrugicat qorre të rrugës së Kavajës. Jam rritur aty e ia njoh vlerat e marrëdhënieve komunitare. Por kam vënë re, shpesh me pezëm, se një tis tjetërsues kishte rënë mbi këto marrëdhënie të kahmotshme. "A mund të rikthehet shpirti ?" - kjo ka qenë një pyetje e ngulët për mua. E gjendur mes "tifozësh" të lagjes, sërish si gocë e lagjes dhe njëherazi mikeshë e njerëzve të besimit, e përjetova edhe unë me besim se shpirti i lagjes u kthena përmes aktivitetesh të tilla që çelin portat dhe arkapijat e mbyllura nga ritmi i huaj i jetës. Aktivitete si këto bashkojnë sërish në vend e në kohë ato që në fakt janë vlerat e të gjitha kohërave: komuniteti qytetar dhe fqinjësia e mirë. Desha ta them publikisht këtë meditim timin, duke dashur të lexohet si vullnet imi për t'i dhënë një dorë asaj që na mungon, shpirtin kësaj lagjeje. Edhe një herë faleminderit djemve, që ma dhanë shkëndijën e meditimit për çka më fort na duhet sot.//shekulli.com

Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Empty Re: Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën

Wed 17 Apr 2013 - 11:53
urime dhe shuum suksese xhamis dino hoxha, nji xhami qe meret mne shuuum aktivitete ne krye me imamin AHMED KALAN All-llahu i dhash jet e shendet dhe shuum suksese , qe ka arit te largoj rinin nga dukurit negative,,
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Empty Re: Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën

Sun 26 May 2013 - 2:39
Tani e mesova qe islami qenka futboll dhe jo fe... grrrr
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Empty Re: Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën

Sun 26 May 2013 - 10:01
Luan_Valikardi shkruajti:Tani e mesova qe islami qenka futboll dhe jo fe... grrrr

kurre nuk eshte vone me mesu diq te re vetem se te te sherbej per mire dhe ta kuptosh me ne fund se islami pershfshine qdo gje dhe rregullon qdo pore te jetes.

a sa per temen urime ekipit fitues.
Sponsored content

Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën Empty Re: Kampionati i xhamive, “Dine Hoxha” mund Kamzën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi