Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Empty Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë

Thu 25 Apr 2013 - 14:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Official-Photo-168x300
Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë
Nga Dimal Basha – New York
Propaganda anti-semitike e Hitlerit ishte njëra ndër veglat kryesore për “justifikimin” e diskriminimit, segregimit dhe persekutimit të hebrejëve gjatë luftës së dytë botërore. Edhe pse kemi komentime të ndryshme në lidhje me origjinën e urrejtjes dhe fanatizmit të tij për të asgjësuar një popull të tërë, nuk ka asnjë dyshim për deluzionin e tij se hebrejët ishin arsyeja për të gjitha parregullsitë dhe ku si pasojë pësuan jetërat e milionave njerëzve, në mesin e të cilëve shumica ishin hebrejë.
Hitleri përdori hebrejët si vegël para se të fitoj zgjedhjet në Gjermani dhe urrejtjen ndaj tyre e bëri platformë politike dhe shëndrroi në ‘kryqëzatë’ pas ardhjes në pushtet! Dallimi i tij prej një individi të rëndomtë ishte se Hitleri fitoi pushtetin që i dha fuqinë për të kryer krime në një masë të tmerrshme.
Tani që shqiptarët gëzojnë një respekt për shpëtimin e hebrejëve që ndiqeshin nga persekutimet gjatë asaj kohe dhe që njiheshin botërisht për tolerancën dhe respektin ndërfetarë, ky kurs ka marr një kahje të çuditshme me ardhjen e një Islami i importuar nga vendet arabe menjëherë pas luftës. Janë këto rryma të një Islami fundamentalist që përdorin të njëjtën propagandë naziste që përçon urrejtje dhe legjitimizon dhunë!
Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Mys-300x204
Shumica e këtyre aktorëve fundamentalistë janë intolerant dhe sipas Yahya Sadowsky karakterizohen me tri kritere. E para, besimi i tyre se çdo individ që nuk ndan besimet e tyre strikte konsiderohen si të devijuar dhe denoncohen si jo-besimtarë. E dyta, shpesh-herë zhyten në teori kosnpirative duke arsyetuar se hebrejët janë arsyeja kryesore për të gjitha të këqijat dhe shpesh i akuzojnë ata për luftën kundër botës Islame. E treta, myslimanët shia i konsiderojnë si armiqtë më të përbetuar dhe predikimet ndaj tyre, hebrejëve, dhe të gjithë që nuk ndajnë besimet e tyre përmbajnë një gjuhë urrejtje, përçarëse por edhe raciste. Janë një numër individësh që për agjendë e kanë ngufatjen e çfarëdo mendimi ndryshe dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes janë mënyra që ata shpeshherë rezonojnë.
Në këtë grup kemi edhe racistin Enis Rama, hoxhë që është pjese e ketij mullini që prodhon urrejtje anti-semitike. Shpesh thirret në paqë por nuk heziton të shfaq ndjenjat raciste dhe urrejtjen për grupe të caktuara duke e shoqëruar me teori konspirative.
Në njërën nga ligjëratë e tija që është e publikuar në YouTube, ai shpreh racizmin e tij ku thotë se “në rrafshin njerëzor, nuk ka lloj njerëzor, kabile fis apo ngjyrë më shkatërrues, ma t’prisht edhe ma fesaxhi se çifutët.” Me tej, hoxhë Enis Rama konludon ngjashëm sikur Hitleri dikur se “burimi i secilit sherr shpie te çifutët” dhe akuzon hebrejët për të gjitha problemet ne lindjen e mesme duke thënë se “lufta në Siri… është luftë e drejtpërdrejt mes një besimit të pastër dhe asaj të ndytë të jahudive.”
Nuk ka dyshim se kjo gjuhë raciste çon në urrejtje të mëtutjeshme dhe nuk është çudi që predikimet si kjo gjithashtu shpiejnë tek incidente sikur që kishim përdhunosjen e varrezave hebraike në Prishtinë. Frika ekziston se çfarë pasoja do të ketë në të ardhmen kur rritet numri i individëve aktiv që mendojnë sikur racisti Enis Rama?
Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Kos
Është gjithashtu vështirë me paramendu se çfarë mendon Enis Rama me bashkëmendimtarët e tij për miqt tanë hebrejë si ish sekretarja e shtetit Amerikanë Madeleine Albright, që ishte shtytësja ma e madhe për intervenimin në Kosovë dhe vet njëra nga të përndjekurit e regjimit nacist, apo edhe kongresmenin Eliot Engel, ish zëdhënësin James Rubin, senatorin Charles Schumer e sa e sa miq tjerë hebrej që mbajnë pozita kyqe në administratën amerikane dhe janë mbështetës dhe shtyllë kryesore e shtetit që e gëzojmë?
Duket e pakapshme me kuptu se si një popull që historikisht u shquam për tolerancë dhe rrespekt arritëm që veq pas më shumë se një dekade Kosova të kthehet në një fole fundamentalistësh ku gjuha raciste si kjo e Enis Ramës është pjesë e një propagande që kalon pa u vërejtur.
Rrëziku po rritet kur Islami fundamental në Kosovë po kalon në atë radikal. Ky i fundit përkufizohet atëherë kur feja legjitimizon dhunën për të arritur një objektiv dhe ky legjitimizim vie nga Shefqet Krasniqi, njeriu më i paskrupullt që në emër të Zotit e legjitimizon dhunën. Në emisionin Rruga e Ndriçuar të 4 Prillit, hoxha merr një pyetje nga një qytetarë ku thuhet, “a kam hi në gjynah se i kam ra shuplakë një personi të moshuar kur ndjeva që ai përdorte gjuhë ofenduese ndaj Allahut?” Përgjigja e hoxhës ishte e thjeshtë, “jo s’ke hi n’gjynah, jo inshallah!”
Shkurt, një person ka sulmuar fizikisht një tjetër në moshë për arsye se ka ndëgjuar fjalë që nuk përkojnë me besimin e tij dhe krimineli në këtë rast kërkon legjitimizimin e aktit të tij përmes hoxhës që i tregon se, sipas dogmës së tij talibaneske, nuk ka kry një gjynah dhe rrjedhimisht feja e tij “paqësore” e lejon këtë dhunë! Radikalizmi brina nuk ka dhe kombinimi i një gjuhe raciste si ai i Enis Ramës me legjitimizimin e Shefqet Krasniqit mund të ketë pasoja radioaktive përbrenda shoqërisë sonë por edhe si shtet në arenën ndërkombtare duke mos imagjinuar një situatë kur këta të marrin pushtetin në dorë!
Medeomos mbes i palëkundur në besimin se shumica e popullit shqiptarë mbeten të arsyeshëm dhe me siguri se shqetësohen nga këto predikime radikale, mirëpo qetësia dhe pasiviteti kundrejt kësaj gjuhe raciste e shumicës është pasojë e frikës së cenimit të drejtpërdrejtë të një radikalizmi që është në rritje e sipër që vie si pasojë e neglizhencës nga vet autoritetet dhe qeverisë që qëndrojnë indiferent ndaj propagandave naciste dhe legjitimizimit të dhunës.
Unë si një qytetarë i Kosovës nuk më mbetet të elaboroj më shumë për urretjen që përçohet nga këta radikalë sepse i mbetet autoriteteve të mirren me ta, mirëpo mund të kërkojë falje për shumicën e një populli që i shef si miq Albright e të gjithë të tjerët të cilët, pa marr parasysh religjioni, etnie apo ngjyre, ishin dhe mbesin pjesë e miqve të shumtë që na përkrahën në ditët kur vet ishim subjekt asgjësimi.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Empty Re: Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë

Thu 25 Apr 2013 - 18:24
AnGeLiC shkruajti:Anti-semitizmi dhe islami radikal në Kosovë Official-Photo-168x300

e more kalavesh ky njeri me i "paskrupullt" per vatan dhe per popull i la te gjitha dhe e kapi pushken per dallim prej njerze si ti qe rrin prej korrneri e flet pa lidhje qe as vet se din qka po flet. nje gje e keni te sigurt edhe nese pelcitni edhe te cmendeni as ketij as askujt nuk do te mund ti beni asgje perveq se qka ka then All-llahu fuqiplote. ju folni e shpifni sa te doni more burre i dheut por vetem se vetes tuaj ia beni. kosova dhe populli i saj e din kush eshte ky dijatar islam
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi