Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Muzika country tashmë pa George Jones Empty Muzika country tashmë pa George Jones

Sun 28 Apr 2013 - 14:49
Muzika country tashmë pa George Jones 922759_492233164175408_2097029093_n
Admiruesit e muzikës janë duke përjetuar me dëshpërim ndarjen nga jeta të një legjende të muzikës country. Këngëtari George Jones vdiq të premten, në moshën 81-vjeçare në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville.
George Jones, i cili ka marrë edhe Çmimin Grammy për arritje jetësore në muzikë në vitin 2012, thonte shpesh se ai interpretonte dhe krijonte muzikë country, i nxitur nga dashuria e tij për muzikën. Ai vlerësonte shumë edhe marrëdhënien e veçantë me admiruesit e tij.
Ai thonte se synimi tij ishte që përmes muzikës t’i bënte njerëzit të ndjeheshin lumtur, ashtu sikurse ndjehej ai prej tyre. Gjatë vitit të kaluar këngëtari i famshëm i muzikës country u shtrua disa herë në spital për t’u kuruar nga tensioni lartë dhe temperatura.
Jones vdiq më 26 prill në moshën 81-vjeçare. Shumë artistë thonë se janë ndikuar së tepërmi nga George Jones në karrierën e tyre muzikore. Një prej tyre është Bill Ivey, ish-drejtor i Fondacionit të Muzikës Country.
“Ai ka një stil vokal unik dhe është aq i veçantë, sa që nuk e kanë imituar dot shumë. Mendoj se ai shpreh një energji të madhe në muzikën country që ai krijon dhe interpreton” ka thënë Bill Ivey .
.
/ZERI INFO/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi