Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngushllime Poeti im! – Poetit Ali Podrimja Empty Ngushllime Poeti im! – Poetit Ali Podrimja

Sat 11 May 2013 - 20:36
Ngushllime Poeti im! – Poetit Ali Podrimja Ali-300x170
Ngushllime Poeti im! – Poetit Ali Podrimja
Nga Gani Qarri
Cyrih, 9 Maj 2013
(Poetit Ali Podrimja)

Poet ti ishe Dritë
Shëndrisje mbi re
Ashti i një vendi të vogël
Që digjej për atdhe
I kërrusur nga vuajtjet
I rrahur nga stuhitë
I rexhur nga djegiet
Në luftë me “Perënditë”
Ti nuk flisje shumë fjalë-Poet
Më shumë fliste metafora e jote
Domethëniet shumëzoheshin në njëmijë
Me ngjyrime të qarta dhe porosi kuptimplote
Të cilat i shpërndave falas kudo
Për shqiptar e ndërkombëtar
Duke i ftuar në kullën tënde të lashtë
Me nderim, të uleshin në stafin e parë
Ta shihnin ashtin i cili nuk thehej
Megjithë jetën e plagosur nuk ndalej
Në atdheun të cilit ia njihje vuajtjet
Dhe gjakun tëndë që nuk falej
Më mundon Pamja jote e heshtur, Poet
I menduar me mjekrën mbështetur mbi dorë
ç`kujtoheshe vallë apo fluturoje me qiellin e praruar
Mbuluar me fantazi si Lisat e lartë në malin me borë
Ndoshta vuaje për shumë gjëra ende të pa thëna
Për vendin në robëri,për varfërin dhe mjerimin
Për lypsin e vogël që ende shkëpurdh në hedhurina
I cili lufton ta siguroj edhe për një ditë ushqimin
Për nxënës të cilët nuk kishin veshmbathje
Libra, fletore as lapsa që ta ndiqnin shkollën
Për propagandën se Kosova ishte e “lirë”
Apo pse Eva me vetëdije e mashtroi Adamin,
që ta “hante” mollën
Poezia jote përplot domethënie, Poet
Do mbijetojë për mot të moteve
Jehona e tyre do arrij edhe atje ku je
Në vendin ku takohen kufijtë e dy botëve.
Metafora e vargjeve tua kalon shekujt, Poet
Madje, ato ngritën në këmbë edhe zotërat antik
Që ata të mbronin ashtin e shpirtërave të djegur
Në truallin e shtrirjeve reale dhe vizionit mitik
Vargu yt edhe tani fluturon gjithandej Botës
I cili përkëdhel këdo, si një fllad i nxehtë
Ai sikur mban për ty, gjithmonë një derë të hapur
Që në misionet tua fisnike Poet, të kalosh sa më lehtë.
Ndaj e munde edhe vdekjen,e bëre të pavlerë
Me zërin që nuk u shua asnjëherë nga kjo Botë
Megjithëse ti ke nisur matjen me yjet në qiell
Shkëlqimi i vargjeve tua Poet, jeton edhe sot
Por-Poet, ti u linde më 28 Gusht të vitit 1942, në Gjakovë
Dhe vdiqe në Francë ndërmjet 18 dhe 21 Korrikut të vitit 2012-të
Ndaj ç`është ky ndërrim muajsh datash dhe imponim i kodeve
Që nuk përkon me ditlindje as ndërrimjetën tënde në breglumin e qytetit të Lodeve?!
Madje, rrafsh 30 vite më parë,nga moti kur ti vdiqe në “mërgim”
Mu nga ai vend i dhembshëm, pati ikur edhe Lum Lumi yt në amshim
Ndaj e di ti Poet?çfar date dhe ç`njerz kujtohen-në vendlindjen tënde sot?
Apo, është Ego e sëmur shqiptare,që kërkon varrimin e saj-kuptimplot ?!

Ngushllime Poeti im!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi