Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme Empty Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme

Sun 12 May 2013 - 23:39
Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme Dhjete_keshilla_per_jete_te_sh
Dietologët na sugjerojnë dhjetë formulat kryesore, të cilat kombinojnë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, për të na ndihmuar të ndryshojmë stilin e jetës. Ndiqni 10 këshillat e mëposhtme për të bërë jetë më të shëndetshme.

Pakësoni yndyrën, por mos e eliminoni

Mos e hiqni yndyrën krejtësisht nga ushqyerja juaj. Nga 25 deri në 30 për qind e energjisë ditore të marrë nga një i rritur duhet të plotësohet nga yndyrat. Ushqyerja pa yndyrë pengon djegien e vetë shtresave të yndyrës në trup. Pra nëse ju e hiqni yndyrën nga ushqyerja juaj nuk mund të shpëtoni nga yndyrat e trupit. Por, ju duhet ta konsumoni atë me masë dhe në tryezën tuaj të lini vend vetëm për yndyra të shëndetshme si vaji i ullirit, vaj bajame ose peshku.

Disa yndyra përshpejtojnë metabolizmin

Po, nuk e lexuat gabim. Përfshirja e disa yndyrave në ushqyerjen tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni më në formë. Marrja e rregullt e acideve yndyrore të pangopura që mund të gjenden tek peshku apo frutat arrore ka treguar se përshpejton metabolizmin.

Shtoni avokadon

Bëni ndryshime në tryezën tuaj dhe krijoni pak vend për avokado. Kjo është fruta e vetme, e cila nuk konsiderohet si frutë gjatë ushqyerjes dhe mund të zërë vendin e yndyrës. Me ndihmën e acideve yndyrore të pangopura lehtëson djegien e yndyrave në trup dhe studimet e fundit kanë treguar se ai është efektiv veçanërisht në hollimin e shtresave të yndyrës rreth belit. Ju mund ta shtoni avokadon në sallatën tuaj ose ta konsumoni në trajtë pureje.

Konsumoni çokollatë dhe kakao

Pak kakao dhe çokollata zgjatin jetën. Një studim i zhvilluar në vitin 2011 bën të ditur se minjve obezë dhe diabetikë të ushqyer me kakao u është zgjatur jeta dhe te ta është minimizuar mundësia e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Antioksiduesit e gjendur brenda kakaos minimizojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kakaon pa sheqer mund t’ia hidhni kafesë apo qumështit, gjithashtu mund të konsumoni edhe nga një copë çokollatë në ditë.

Përfshini produktet e qumështit në dietë

Produktet e qumështit ndihmojnë në dobësim. Dihet se marrja e pamjaftueshme e mineralit kalcium ndikon në krijimin e depozitave të yndyrës në trup. Edhe personat që nuk konsumojnë sa duhet qumështin dhe produktet e tij e kanë më të vështirë të kontrollojnë oreksin. Më duket se ka ardhur koha të shtoni dy gota qumësht ose kos në ditë.

Mos e ndërpritni dietën

Mos e zgjasni periudhën e dietës duke e ndërprerë atë. Në një studim të Universitetit të Floridas është parë se personat të cilët e ndërpresin dietën për të pushuar, duke vepruar kështu e zgjasin më shumë kohën e saj janë dhe të pasuksesshëm në kontrollimin e peshës ideale.

Hani ushqime të shëndetshme

Nuk mjaftojnë ushtrimet fizike për t’u dobësuar. Ju nuk mund të dobësoheni vetëm duke u regjistruar në një palestër. Shumë studime kanë treguar se sporti nuk mjafton për t’u dobësuar. Sipas tyre ndikimi i sportit në dobësim është vetëm tre për qind. Prandaj shpresoj ta keni kuptuar se zgjidhja e vetme është ushqyerja e shëndetshme.

Kryeni punët e shtëpisë

Mos i shmangni punët e shtëpisë. Një ndryshim mes femrave të dobëta dhe aty re të mbushura është kryerja me rregull e punëve rutinë të shtëpisë. Mos harroni se bërja e punëve të shtëpisë ju ndihmon të digjni rreth 350 kalori. Andaj, ngrihuni nga kolltuku dhe filloni pastrimin.

Bëni edhe stërvitje të rënda

Ju nuk mund të ruani peshën tuaj vetëm me ushtrime kardio. Ato nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur peshën tuaj. Ky grup ushtrimesh me natyrë aerobike, të bëra për një kohë të gjatë ndihmojnë në djegien e kalorive. Megjithatë, dëshira e trupit për të ruajtur ekuilibrin mund t’jua hapë më shumë oreksin. Krahas seancave kardio mundohuni të shtoni edhe ushtrime të tjera si tërheqje apo ngritje e peshave të lehta.

Qeshni sa më shumë

Qeshjet me gjithë shpirt me të vërtetë të dobësojnë: A e dini se të qeshurat me gjithë shpirt të zgjatura për një orë ju djegin aq kalori sa të kishit bërë gjysmë ore ushtrime? Në të njëjtën kohë edhe hormoni i lumturisë ju ndihmon të dobësoheni më shumë.
Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme Empty Re: Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme

Mon 13 May 2013 - 0:00
Faleminderit Princ per keto keshilla, me then te drejten me i zbatu tgjitha keto me duket e veshtir
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi