Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Neo-nazistët grek kërcënojnë myslimanët (Video) Empty Neo-nazistët grek kërcënojnë myslimanët (Video)

Sun 19 May 2013 - 17:18
Neo-nazistët grek kërcënojnë myslimanët (Video) Neonazist_grek_773889241
Neo-nazistët grekë iu kërcënuan komunitetit mysliman në këtë vend se do t’ë "theren si pula nëse nuk emigrojnë nga Greqia”. Sipas pohimeve të gazetës "Greek Reporter", në letrën që neo-nazistët grekë i kanë dërguar Bashkësisë Islame në Greqi, kërcënohet nga myslimanët në Greqi që deri në muajin e ardhshëm të largohen nga vendi.

"Vrasës myslimanë, nëse deri më 30 qershor nuk i mbyllni bordelot e juaja në Greqi, do t’iu dërgojnë në ferr. Ata që nuk do ta respektojnë këtë ultimatum, do të theren si pula në rrugë", thuhet në letër.

Letra e përmendur është shkruar në anglisht, greqisht dhe arabisht. Neonazistët kërcënojnë se nëse myslimanët në Greqi nuk e braktisin vendin, në ditët e ardhshme do të ketë gjak në të gjitha anët. Në letër figuron edhe simboli i organizatës neo-naziste "Agimi i Artë", që frymëzohet nga lëvizja çetnike - Ravnagora në Serbi dhe në disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë krizës së thellë ekonomike në Greqi, grupi radikal i krahut të djathtë "Agimi i Artë" u bë shumë i popullarizuar për shkak të shfrytëzimit të retorikës nxitëse kundër emigrantëve në këtë vend. Sipas pohimeve të gazetës "Greek Reporter", përfaqësuesit zyrtarë të Bashkësisë Islame të Greqisë (MAG) deklaruan se kanë marrë një letër kërcënuese, drejtuar të gjithë myslimanëve në këtë vend. Komuniteti Islam do të kërkojë prej Qeverisë greke, që të gjithë qytetarëve t’iu sigurojë që drejta të njëjta dhe liri të lëvizjes,si dhe myslimanët të mos jenë viktima të partive ekstreme politike. Bedri Rexhallari


http://alsat-m.tv/lajme/nga_rajoni/6342-neo-nazistet-kercenojne-myslimanet.html
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi