Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot? Empty Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot?

Tue 21 May 2013 - 14:24
Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot? Ekuiliber.com-175-200x200
Ideja e futjes së lëndëve fetare në shkollat publike ka kohë që vërtitet në mendjet e muslimanëve, duke u parë si një shpresë për përhapjen e fesë në shoqëri. Artikuj të shumtë, takime, tryeza, seminare janë zhvilluar për këtë çështje, duke shpresuar se kjo është një gj që, së afërmi, mund të bëhet realitet. Kjo temë është trajtuar gjerësisht në blogun tonë, duke u kushtuar hapësirë mendimeve të larmishme. Në fakt, mendojmë se kjo temë është mjaft komplekse dhe duke e parë më hollësisht do të zbulojmë se kemi të bëjmë me një ndërmarrje që edhe nëse na e mundësojmë, është e pamundur t’ia dalim të kemi sukses.

Angazhimet e Muslimanëve

Gazeta lokale «Mendimi», organ i Forumit Intelektual Musliman qe vepron në qytetin e Elbasanit, na bën me dije se në një takim të zhvilluar nga ky forum për këtë çështje, morën pjesë edhe politikanë, përfaqësues të qeverisë z.Ardian Tana, zv.Ministër i Arsimit, z.Aurel Bylykbashi deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Rasim Hasanaj, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Republikës së Shqipërisë etj. Ata diskutuan me përfaqësues të disa OJQ-ve muslimane si Gjithashtu në këtë takim morën pjesë Forumi Musliman i Shqipërisë, Shoqata Miqtë e Dijes, Qendra e Zhvillimit Kulturor të Gruas, Qendra “Future for You” si edhe pedagogë e mësues të qytetit të Elbasanit.

Gazeta raporton:

«Referuesi kryesor i këtij takimi deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Komisionit për Liritë Fetare në Kosovë z. Amir Ahmeti tregoi për fazat e zhvillimit të instalimit të lëndës fetare në shkollat publike në shtetin e Kosovës dhe dha këshillat e tij për realitetin shqiptar, të cilat i morën përzemërsisht dhe me seriozitet e përgjegjshmëri të lartë përfaqësuesit e shtetit shqiptar.»

Gjithashtu, në gazetën Drita Islame Sekretari i Përgjithshëm Ali Zajmi kishte një artikull të posaçëm në mbrojtje të idesë së përfshirjes së lëndës fetare në sistemin arsimor publik. Në fakt, nuk është se ka shumë kuptim që në një gazetë që lexohet nga muslimanë të ofrosh argumente për nevojën e fesë në shkollë, ky diskutim do të duhet të zhvillohet në shtypin masiv (por këtu KMSH-ja nuk ka takatin të përballojë debatin). Megjithatë, në pak fjalë argumenti i z. Zajmi mjaftohet me përmendjen e faktit se një pjesë e mirë e vendeve perëndimore e zhvillojnë një lëndë të tillë, pa na treguar aspak nëse kontekstet e tyre me atë shqiptarë janë apo jo në të njëjtin nivel.

Z. Zajmi shprehet:

«Mendoj se është për t’u marrë në konsideratë fakti që gjatë gjysmëshekullit të kaluar vendet e Evropës Lindore që u treguan më të ashpër dhe përjashtues ndaj fesë, ngelën shumë mbrapa edhe në politikë, kulturë, teknologji ekonomi etj. Ndërsa perëndimi, me në krye SHBA, që besimin në Zot e shprehu deri në zemër të materiales, të shkruar mbi dollar, mori frymë më lirisht edhe në “fakultetet” e tjera të jetës.»



Shamitë, përpara lëndëve fetare

Përtej dëshirës së mirë të Forumit Intelektual Musliman, dhe pa dashur të vemë në dyshim përzemërsinë e zotërinjve nga politika, na duhet të vemë në vëmendje se Ministria e Arsimit, ashtu si shumë institucione shtetërore e joqeveritare, nga pozita dhe opozita në Shqipëri, nuk ka seriozitetin dhe sensibilitetin e nevojshëm për të marrë vendime të tilla, kaq delikate dhe aspak të lehta në realitetin ku jetojmë. Kjo temë është mjaft e mprehtë dhe kërkon një trajtim tepër të gjerë e të specializuar, gjë që kërkon kapacitete që ministria nuk i ka, edhe sikur të dojë. Pikë së pari, ministria nuk ka të qartë as llojin e sistemit edukativ që kërkon të ofrojë për qytetarët, e jo më, të përfshijë fenë në këtë sistem, ku kërkohen jo vetëm njohurit e nevojshme fetare, të hartuara në përputhje me kërkesat didaktike, të aktualizuara në përputhje me realitetin shqiptar, por kërkohet edhe një armatë e tërë kuadrosh që do të duhet të shërbejnë si mësues të lëndëve të tilla, të cilët, edhe ata nuk ekzistojnë.

Na duhet të kujtojmë, për të mbështetur këtë që po themi se Ministria e Arsimit hartoi jo më shumë se dy vjet më parë, një ligj ku ndalonte vajzat me shami të frekuentojnë shkollat, ndaj nuk mendojmë se ka ndonjë vullnet të madh për të ndihmuar muslimanët. Edhe atëherë, pati një takim me krerë të lartë të KMSH-së në lidhje me këtë ligj, të cilëve iu premtua se nuk do të miratojnë një gjë të tillë, dhe se gjithçka ishte një sajesë e mediave (ndaj të cilave KMSH, bëri edhe një deklaratë të ashpër), ndërkohë që pak kohë më pas, vetë Ministri i Arsimit deklaroi se vërtetë shamitë do të ndaloheshin. Pas një reagimi të madh nga muslimanët, kur KMSH nuk lëvizi as gishtin, por u detyruan 76 xhami të dalin në deklaratë për shtyp, ministria u tërhoq, duke eleminuar nenin që do të ndalonte shamitë. Por megjithatë, siç deklaroi edhe vetë ministri Myqerem Tafaj, aktualisht në shkollat publike shqiptare nuk ka asnjë vajzë me shami. Pra de fakto, vajzat me shami nuk lejohen në shkolla. E gjithë kjo të bën të mendosh se, vështirë që ministria ta ketë seriozisht, një temë shumë herë më të vështirë si kjo e lëndëve fetare.

Feja në shkollat liberale

Gjithashtu, Ministria e Arsimit nuk ka aspak në plan një model edukimi konservator që të përfshijë fenë në kurrikulat e saj. Në shkollat shqiptare, jo vetëm që organizohen spektakle dhe aktivitete ku fëmijët kultivojnë sjellje krejtsësisht liberale dhe në mospërputhje me standardet normale edukative (sfilata, party, ku promovohet kultura e pub-it, qejfit dhe jetës hedoniste), por edhe vetë procesi mësimor kultivon vlerat e liberalizmit radikal. Pikëpamjet e feminizmit radikal, kulturës së lirisë seksuale, janë tashmë të përfshira në shkolla nëpërmjet edukimit liberal (por edhe promovimit të përdorimit të mjeteve kontraceptive, të cilat iu përcjellin, nën zë, të rinjve mesazhin e lejimit të seksualitetit të parakohshëm), teksa pritet të përfshihen edhe tekste që mohojnë rolet gjinore (ku supermeni u shfaqet fëmëjëve si nje amvise e mirë shtëpie me fshesë korenti), si dhe pjesë të kurrikulës që mbrojnë pikëpamjet e axhendës gay, në lidhje me familjen shqiptare.

Të gjitha këto, janë në kontrast të plotë edukatën që lënda fetare kërkon t’u japë të rinjve, gjë që, edhe sikur të pranohet, do ta bëjë krejtësisht të dështuar këtë projekt. Përfshirja e një projekti të tillë do të sillte përplasje të mëdha, të cilat kuadrot e mësimdhënies fetare nuk mund ti përballojnë. Në këtë polaritet, nxënësi do të dyzohet midis dy ekstremesh, ku natyrisht morali fetar do ta ketë të vështirë të triumfojë përballë një mijë e një çengelave dhe paragjykimeve që e ftojnë në kahun tjetër, gjë që mund të prodhojë efekte të kundërta. Nga ana tjetër duhet të pranojmë se nuk kemi aspak kuadro të përgatitur, jo vetëm për të qenë mësues të mirë të lëndës, por aq më pak, të përgatitur për të ofruar përgjigjet dhe orientimet e duhura të rinjve, në lidhje me dilemat që krijohen në kushtet moderne të jetesës.

Për këtë arsye, mendojmë se, mirësjellja korteziale e tryezave të tilla, aq më tepër në kohë fushate, është një lugë bosh që nuk na ngop dot. Nëse duam të bëjmë punë me Ministrinë e Arsimit, le të hartojmë fillimisht projekte që synojnë të stimulojnë një sistem arsimor që adreson problemet e modernitetit, duke promovuar një kulturë konservatore, ku shkolla të paktën nuk stimulon liberalizmin radikal dhe ç’edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Le të aftësohemi edhe vetë për t’i trajtuar me gjuhën e duhur probleme të tilla, të formojmë individë të emancipuar në ndaj problemeve të tilla, si dhe hoxhallarë të aftë për t’i njohur e trajtuar ato, nga aspakti i dijeve sociale. Vetëm pas kësaj do të mund të kemi potencialet minimale për të shpresuar në vënien në jetë të këtij projekti.

Nga ana tjetër, Komuniteti Musliman nuk duhet të ofrojë retorikë, por racionalitetin e nevojshëm për të kuptuar komplikueshmërinë e këtij procesi. Kjo iniciativë ka nevojë fillimisht për një njohje të gjerë të realitetit të të rinjve shqiptarë, dhe për një bilanc mbi mundësitë tona për t’iu përgjigjur me mësues të aftë për të trajtuar dilemat e të rinjve. Duhet të dijmë se, në një vend ku kemi përqindje të jashtëzakonshme të aborteve tek gjimnazistët, për shkak të shtatëzanisë së padëshirueshëm që vjen nga seksualiteti i parakohshëm, në një vend ku fëmijët edukohen nga MTV-ja dhe BIG BROTHER-i, është shumë e vështirë të jesh i suksesshëm me mësues që vijnë të formuar nga kontekste kulturore krejt të tjera, siç janë një pjesë e mirë e hoxhallarëve shqiptarë. Në këto kushte, kjo iniciativë do të ishte një nxjerrje syshë, në tentativë për të vënë vetulla.



- e-zani ekuiliber
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot? Empty Re: Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot?

Tue 21 May 2013 - 14:32
lenda fetra ne shkolla ne KS nuk mundet te lejohet mumentalisht sepse ne KS nuk vendos qeveria e kosoves sepse tash per tash vendos dikush tjeter

por ne shipri ka mundsi te futet londa fetare ne shkolla sepse ska as nje penges ne vendimarje
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot? Empty Re: Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot?

Tue 21 May 2013 - 16:11
Shpresat jon te mdhaja ne Shtator me hy ne Kosov lenda Fetare,ta shohum,inshalla eshte hajr e hyn
Sponsored content

Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot? Empty Re: Lënda fetare në shkolla: a e bëjmë dot?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi