Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Mon 27 May 2013 - 2:07
Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes F1_25-ringjallja-balline-te-kuriozitetet1369468851Teksas, 25 maj - Në muajin shkurt, Erica Nigrelli ishte duke dhënë mësim, si zakonisht, në një gjimnaz të Teksasit, kur papritur u ndje keq dhe u shemb përdhe. Tre mësues nxituan ta ndihmonin, duke përdorur një defibrilator, teksa pritej të mbërrinte autoambulanca.

Fëmija duhet të lindte pas tre javësh. Në kohën kur 32-vjeçarja mbërriti në spital, mjekët nuk arrinin t’i gjenin pulsin; zemra e saj kishte pushuar së rrahuri.

Fëmija u lind përmes një ndërhyrjeje cezariane emergjence dhe teknikisht ishte lindje “postmortem”, për shkak se Erica u deklarua e vdekur.

Pastaj ndodhi çudia. Mjekët u kthyen tek Erica dhe, për habinë e tyre të madhe, konstatuan se zemra e saj kishte nisur sërish të rrihte.

Përgjatë pesë ditëve në vazhdim, 32-vjeçarja qëndroi në koma të induktuar mjekësore, pas diagnostikimit me një problem të cilin nuk e dinte ta kishte: kardiomiopati hipertrofike, apo sëmundje e muskulit të zemrës, që vështirëson pompimin e gjakut.

Foshnja qëndroi në reanimacion për dy javë. Tani, të dyja gëzojnë shëndet të mirë, edhe pse Elayna vazhdon t’i nënshtrohet terapisë.

Çifti Nigrelli e rrëfeu eksperiencën e jashtëzakonshme në emisionin “Early Start” të CNN-it, transmeton TCH.

Pas përcjelljes së historisë prekëse, bashkëshortët bënë shaka, duke thënë se, nëse Elayna del ndonjëherë nga kontrolli, ata thjesht do t’i kujtojnë se çfarë hoqi e ëma për ta sjellë në jetë.koha.net
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Re: Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Mon 27 May 2013 - 23:30
Cudirat ndodhin cdo dite.. Vertet nje mrekulli nga Zoti...
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Re: Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Mon 27 May 2013 - 23:42
Tamam mrekulli.Zoti e ruajt me tej
Interistja
Interistja
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
<b>Postime</b> Postime : 2272
<b>Hobi</b> Hobi : Te luaj futboll me cunat e lagjes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/01/2013

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Re: Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Tue 28 May 2013 - 12:39
zot na ruaj
ka ba zoti mrekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Re: Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Thu 30 May 2013 - 12:45
Historia e pabesueshme: Vdes gjatë lindjes dhe ringjallet sërish
Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes 1121-300x153Një histori sa prekëse por dhe aq e vërtetë ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mësuese e gjuhes anglezë ishte shtazënë dhe në muajn e nëntë, teksa ishte duke bërë punët e shtëpisë ra për tokë duke pësuar një atak.
Enerika nga Teksasi u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshorti i saj dhe mjekët bënë të pamundrën që të shpëtonin jetën e të dyjave, por mjekët i thanë bashkëshortit se vetëm vajza e vogël mund t’ja dilte.

Fati ishte me mësuesen, e cila fill pas operacionit erdhi në jetë, pasi zemra nisi të punonte…..mrekullia nuk i besohej asnjëri, as dhe bluzave të bardhë./alb-observer.com/
Sponsored content

Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes Empty Re: Vdiq gjate lindjes,u ngjall pas lindjes

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi