Bullock shpallet gruaja e vitit
Thu 16 Dec 2010 - 16:40
Pas një sondazhi të kryer nga revista amerikane “People”, aktorja Sandra Bullock ka marrë titullin “Gruaja e vitit”.Sondazhi ka treguar se Bullock, e cila këtë vit ka fituar Oskarin për rolin kryesor femëror, ka birësuar një fëmijë dhe pas tradhtisë nga bashkëshorti Jesse James, ka kaluar nëpër divorcin më të ndjekur mediatik ndonjëherë, e ka merituar këtë titull.Midis të famshmëve të tjerë, të cilët kanë shënuar vitin 2010, siç njoftojnë mediet amerikane, janë gjendur edhe aktori dhe muzikanti amerikan, Bret Michaels si “mjeshtri i lartë i mbijetesës” dhe ylli Kim Kardashian si “sipërmarrësja e vitit”.Vendin e saj në kategorinë “çifti mbretëror” e kanë marrë Kate Middleton dhe princi britanik William.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|