Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

22 vjeçarja kërkon azil: Më ndihmoni, Mbreti kërkon të martohet me mua Empty 22 vjeçarja kërkon azil: Më ndihmoni, Mbreti kërkon të martohet me mua

Wed 29 May 2013 - 3:28
22 vjeçarja kërkon azil: Më ndihmoni, Mbreti kërkon të martohet me mua Foto-321
Një vajzë 22 vjeçare është në arrati prej sovranit të Swaziland, një mbretëri e vogël në jug të Afrikës.
Mbreti Mswati III e donte si gruan e tij të 13-të në harem, por Tintswalo Ngobene nuk do të martohet me të dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe u strehua pasi u arratis nga vendi i saj.
Sipas traditës siç raporton Noa.al, mbreti Mswati mund të zgjedhë një grua të re çdo vit.
Kur ishte vetëm 15 vjeç, vajza mësoi synimet e monarkut afrikan, i cili e donte si grua.
“Nuk kisha zgjedhje, askush nuk e ka refuzuar sovranin, kështu u zhduka”, shprehet Ngobene, e cila u transferua në Birmingham ku jeton larg familjes së saj.
Vajza e cila prej vitesh i kundërvihet kësaj martese dhe regjimit në vendin e saj, u arrestua muajin e kaluar dhe u dërgua në një qendër për emigrantët, por u lirua pak kohë më vonë falë ndërhyrjes së një deputeti laburist.
Tashmë Tintswalo po lufton për të marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë, pasi u refuzua kërkesa e saj e parë në vitin 2011.
Ajo shton se nëse kthehet në vendin e saj do të arrestohet dhe torturohet, ose më keq akoma do të vritet.albnews.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi