Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rama Takon Erdogan, E Njeh Me Programin E PS, Rilindjen Empty Rama Takon Erdogan, E Njeh Me Programin E PS, Rilindjen

Thu 30 May 2013 - 18:33
Kryesocialisti Edi Rama u takua me Kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Gjatë takimit Rama dhe Erdogan biseduan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për miqësinë tradicionale mes popullit shqiptar dhe turk që qëndron në themele të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kreu i PS-së e njohu Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike, duke u nënvizuar faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen, Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik.
Edi Rama shprehu, po ashtu, admirimin e tij për arritjet e zotit Erdogan në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke. Ai i kërkoi zotit Erdogan ndihmë të mëtejshme për të çuar përpara axhendën modernizuese për Shqipërinë.
Zoti Erdogan shprehu kënaqësinë për vizitën dhe respektin e tij të madh për Shqipërinë e shqiptarët. Ai konfirmoi, po ashtu, edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për të luftuar varfërinë e papunësinë.
Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mija për sukses…”
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rama Takon Erdogan, E Njeh Me Programin E PS, Rilindjen Empty Re: Rama Takon Erdogan, E Njeh Me Programin E PS, Rilindjen

Thu 30 May 2013 - 21:01
Mos bre si uba edhe kjo pune a..athua ka me e blejt tash edhe edi ramen heheh ..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi