Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjashtë këshilla si të studioni Empty Gjashtë këshilla si të studioni

Mon 3 Jun 2013 - 12:44
Gjashtë këshilla si të studioni Timthumb-19-300x199Sezoni i provimeve po afron, informacioni që duhet memorizuar është i madh dhe koha e paktë, zgjidhni metodën e duhur për të studiuar

Provimet

Zhvillimi i aftësive të mira në studim është një pikë shumë e rëndësishme në jetën shkollore. Me afrimin e sezonit të provimeve, të gjithë studentët duken të stresuar dhe shumë të ngarkuar. I gjithë sekreti qëndron në taktikën e ndjekur për të studiuar. Duke marrë parasysh rëndësinë e faktit “si të mësojmë”, duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj metodës që ndiqni. Vetëm kjo mund të bëjë një diferencë të madhe në suksesin apo dështimin e përgatitjes suaj mësimore. Ndiqni këta gjashtë hapa dhe do ta gjeni studimin më të thjeshtë nga ç’e kishit menduar. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të merrni më shumë informacion dhe të performoni sa më shkëlqyeshëm në fletën e bardhë që pret të mbushet prej jush.

Hapësira. Krijoni hapësirë, mendërisht dhe fizikisht, që do t’ju shërbejë për të zhvilluar studimet tuaja. Zakonisht studimi kërkon përqendrim për një ngjarje specifike, siç mund të jetë dhënia e një provimi. Merrni frymë thellë dhe qetësohuni përpara se të filloni. Përfytyroni sesi gjeni rehatinë teksa prisni të bëni diçka që vërtet ju pëlqen. Cilat janë përgatitjet tuaja, për shembull, kur qëndroni përpara televizorit dhe prisni që të fillojë seriali juaj i preferuar? Të njëjtën gjë mund të bëni edhe në vendin që keni përcaktuar për të studiuar. Vishni rroba të rehatshme, merrni një pije apo ushqim të preferuar, ndoshta vini në sfond muzikën që pëlqeni dhe filloni nga puna.

Vendi. Përzgjidhni zonën e studimit dhe përshtateni atë sipas nevojave tuaja. Mund të përdorni edhe letra ngjitëse që shërbejnë për t’ju kujtuar gjëra me rëndësi. Sistemoni librat dhe materialet, në mënyrë që kur t’ju duhen të mos shpërqendroheni dhe të lodheni mendërisht për t’i gjetur. Rëndësi ka që vendi i përzgjedhur të jetë i qetë dhe i ndriçuar mirë.

Paqja. Harrojini të gjitha gjërat e tjera që nuk kanë të bëjnë me provimin. Gjëja më e rëndësishme është të futni sa më shumë informacione në kujtesën tuaj. Këto informacione duhen futur sipas rendit dhe përqendrimit të duhur, në mënyrë që kur t’ju duhen, ta dini me saktësi përgjigjen. Është njëlloj si një raft, të cilin e mbushni me sende. Nëse nuk jeni të përqendruar gjatë kohës që i sistemoni, atëherë do ta keni të pamundur ta dini se ku është me saktësi ky send. Largojeni nga vetja presionin për kohën e mbetur nga dita e provimit. Mbani mend se pushimi është po aq i rëndësishëm sa studimi: për çdo 30 minuta studim, ju duhet 10 minuta pushim.

Kujtesa. Ja cili është sekreti i kujtesës, për çdo sekuencë, njerëzit mbajnë mend më mirë fillimin dhe fundin. Çfarëdo që do të përpiqeni të kujtoni, më të qartë do të keni fillimin dhe fundin, ndërsa mesi i historisë do t’ju kujtohet në mënyrë të turbullt. Ky është një fakt që nuk mund të ndryshohet, por ama mund ta përdorni siç duhet. Duke qenë kështu, organizojeni seancën tuaj studimore, në mënyrë të tillë që gjërat e rëndësishme t’i mësoni në fillim dhe në fund.

Metoda. Është gjithnjë mirë të keni një plan për mënyrën sesi do t’i organizoni mësimet. Sado e vështirë të jetë situata në të cilën ndodheni, ekziston një plan që mund t’ju përgatisë më së miri. Qëllimin tuaj më parësor ndajeni në plane të vogla, të cilat do t’i ndiqni veç e veç. Metoda më klasike e përdorur prej profesionistëve quhet “shtëpia e kujtesës”, në të cilën ju vendosni gjithçka që doni të kujtoni në vende të ndryshme të shtëpisë. Mund të përdorni edhe argëtimin, duke e provuar vetë në shkallë të ndryshme me fjalët kyçe. Do të habiteni sesa e thjeshtë është të stërvitësh kujtesën me mënyra të ndryshme.

Hartat e mendjes. Kuptimi i hartës së mendjes është i thjeshtë. Ai konsiston në formimin e një diagrami të madh, i cili është i kufizuar prej fjalëve kyç dhe më pas i lidhur me degë të caktuara që shpjegojnë faktorë të ndryshëm. Krijoni kategori dhe nënkategori, sipas rëndësisë së informacionit. E rëndësishme është specifikimi i termave, ideve dhe detyrave që duhen përmbushur. Hartat e mendjes janë gjerësisht të përdorura dhe shërbejnë për futjen në kujtesë të informacionit masiv në mënyrë eficente.shqipmedia.
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Gjashtë këshilla si të studioni Empty Re: Gjashtë këshilla si të studioni

Mon 3 Jun 2013 - 18:01
keshilla mjafte te mira..............po ideja eshte se zakonisht eshte e veshtire qe ti pershtatesh te 6-ta njeheresh.............. Gjashtë këshilla si të studioni 2585209286 Gjashtë këshilla si të studioni 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi