Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dekorohet Riccardo Cocciante: “Mik i shquar që promovoi vlerat e shqiptarëve” Empty Dekorohet Riccardo Cocciante: “Mik i shquar që promovoi vlerat e shqiptarëve”

Sun 9 Jun 2013 - 16:40
Dekorohet Riccardo Cocciante: “Mik i shquar që promovoi vlerat e shqiptarëve” Pres-nishani-dekorim-300x206
Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar gjatë ditës së sotme me titullin “Naim Frashëri” këngëtarin italian Riccardo Cocciante. Motivacioni i dekorimit: “Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.
“Duke i shprehur mirënjohjen kantautorit Cocciante për mbështetjen e pakufishme që i dha këngëtares së re shqiptare si mentor i saj, presidenti Nishani theksoi se inkurajimi për Elhaidën është tregues i mbështetjes ndaj kulturës dhe artit shqiptar në botë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kreu i Shtetit, në fjalën e tij, u shpreh se shqiptarët janë shumë krenarë për suksesin e Elhaida Danit dhe nënvizoi faktin se kultura dhe arti janë shumë të rëndësishme në komunikimin mes popujve”.

“Është vështirësisht e besueshme, por është fakt, se në një kohë tjetër tashmë të perënduar jo fort të largët, që nuk zgjati pak por dhjetëra vite, ishin këngëtarët italianë që me muzikën e tyre, meloditë dhe tekstet e atyre këngëve, u bënë shqiptarëve një shërbim tepër të madh; I bënë të ëndërronin! Ata këngëtarë italianë, njëri prej të cilëve jeni sigurisht Ju Zoti Cocciante, kanë luajtur një rol absolutisht të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit shpirtëror të shqiptarëve”,u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi