Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

11 vjet burg për ofendim në Twitter Empty 11 vjet burg për ofendim në Twitter

Wed 12 Jun 2013 - 1:41
11 vjet burg për ofendim në Twitter 58413199-52BB-48FC-AA26-D5A8758485F7_w640_r1_s_cx0_cy13_cw0-300x168Një gjykatë e Kuvajtit ka dënuar një grua me 11 vjet burg për shkak se ka postuar mesazhe në Twitter, që konsiderohen ofenduese për sundimtarin e vendit dhe inkurajojnë përmbysjen e tij.

Gjykata e dënoi Huda al-Ajmin, se ka fyer Emirin Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah, duke bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të tij dhe se ka shkelur ligjet për diskutimin publik.

Ajmi i ka mohuar akuzat dhe pretendon se llogaria e saj në Twitter ishte keqpërdorur.

Vendimi i së hënës ishte në mesin e dënimeve të ashpra që po jepen në Kuvajt, që kur autoritetet atje filluan goditjen ndaj mesazheve opozitare në Twitter në tetorin e kaluar.

Kushtetuta thotë se personaliteti i Emirit të Kuvajtit është i pacenueshëm.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi