Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati Empty Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

Fri 14 Jun 2013 - 21:03
Një vajzë shqiptare e rrahur barbarisht dhe mbështjellë me qese është gjetur e hedhur në plehrat e shtëpisë së saj në Napoli. Mësohet se vajza është një 25-vjeçare nga Berati, nënë e një fëmije të mitur, e cila jetonte në Itali, e quajtur Xhulia Toska. 
Pasi është zbuluar nga fqinjët, Xhulia është dërguar menjëherë në spitalin “Loreto Mare” në gjendje të rëndë shëndetësore. Zbulimi i trupit të 25-vjeçares është bërë nga një grua, e cila banonte në të njëjtën godinë në rrugë, “Tribunali 175”, e cila me ndihmën e të shoqit ka arritur të grisë qesen e plehrave.
Policia e Napolit ka arrestuar sot një person, të cilit aktualisht i bëhet i ditur vetëm mbiemri, D.Esposito, i cili është i dyshuar për masakrën e mbrëmshme dhe rezulton të jetë i dashuri i vajzës tjetër shqiptare me të cilën ndante shtëpinë, Toska. Ai e kishte futur në një qese plehrash, vajzën e masakruar, duke menduar se ajo kishte vdekur, për ta hedhur në një kohë më të përshtatshme,
 D.Espozito u arrestua nga policia në shtëpinë e gjyshit të tij, ku fshihej për t’i shpëtuar policisë. Në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur, ndërsa ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes dhe të birit. Ndërsa sipas policisë italiane, 25-vjeçarja nga Berati, jetonte bashkë me një shtetase tjetër shqiptare. Vajza po lufton me vdekjen në spitalin e Napolit, pasi ka pësuar dëmtime serioze të organeve të ndryshme të trupit, si pasojë e goditjeve nga agresori.
 Sipas mjekëve "gjendja e saj është shumë kritike, pasi vajza ndodhet në koma. 25-vjeçarja ka dëmtime të renda të shpretkës, barkut dhe mushkërive, ndërsa fytyra është shpërfytyruar”. Hipoteza e sulmit, sipas hetuesve, mund të jetë për arsye xhelozie ose prostitucioni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi