Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Elez Biberaj Qytetar Nderi i Pejës Empty Elez Biberaj Qytetar Nderi i Pejës

Mon 17 Jun 2013 - 13:06
Në 14-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit serbë, Peja dje ka mbajtur një akademi, në të cilën është kujtuar kjo ditë e madhe, me ç’rast Elelz Biberaj është shpallur Qytetar Nderi i saj. 

Kryetari i Komunës, Ali Bersisha, në fjalën e tij në këtë akademi ka thënë se sot kujtohen figurat heroike të dëshmorëve të kombit,  ndërsa ka shtuar se duke e zhvilluar vendin dhe siguruar mirëqenien për qytetarin tonë po ofrojmë mundësi të artikulojmë dhe jetojmë lirinë.

Në këtë akademi ishte i pranishëm edhe kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, gjenerali i luftës së fundit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se është i nderuar që feston me qytetarët e Pejës, kurse i ka porositur ata që të jetësojnë mirëfilli lirinë e vendit.

Në këtë akademi Qytetar Nderi i Pejës u shpall ish-redaktori e aktualisht shefi i departamentit për Euro-Azi   i  “Zerit të Amerikes”,  Elez Biberaj.

Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, rolin e Elez Biberat në përpjekjet për liri të shqiptarëve të Kosovës e cilësoi me ndikim të fuqishëm. Elez Biberaj po ashtu i përket lozës së Haxhi Zekë Biberajt, njërit nga figurat më emblematike të përpjekjeve për liri të Pejës, të Kosovës  dhe të Shqipërisë.  

Elez Biberaj u shpreh se ndjehet i nderuar dhe i privilegjuar me çmimin si dhe të jetë qytetar nderi i një qyteti që i dha aq shumë vendit e kombit njerëz, që bëri histori. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi