Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës Empty Në PDK preferojnë të fitojë Edi Rama, LDK dhe AAK janë pro Sali Berishës

Mon 17 Jun 2013 - 19:12
Politikanët kosovarë nuk janë më indiferentë për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, tash kur gara atje ka hyrë në javën vendimtare.
Këtë të diel, më 23 qershor, shqiptarët do të përcaktohen nëse do t’ia vazhdojnë mandatin Partisë Demokratike të Sali Berishës apo do të përcaktohen që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga Edi Rama i Partisë Socialiste.
Gazeta Express ka kontaktuar deputetët e grupeve kryesore parlamentare në Kosovë dhe shumë prej tyre nuk kanë hezituar t’i shfaqin preferencat e tyre.
Kështu, Berat Buzhala i PDK’së uron që zgjedhjet t’i fitojë Edi Rama, Arben Gashi i LDK’së dhe Burim Ramadani i AAK’së preferojnë Sali Berishën, kurse të matur shfaqen Nait Hasani i PDK’së, Alma Lama e Vetëvendosjes dhe Myzejene Selmani e AKR’së.
“Duke çmuar lartë kontributin e Sali Berishës në ndërtimin e Rrugës së Kombit, megjithatë konsideroj se në interesin e Shqipërisë do të ishte një rotacion i pushtetit. Për ketë arsye, jam i bindur dhe do të dëshiroja që zgjedhjet e 23 qershorit t’i fitonte Edi Rama”, ka thënë Buzhala për Express, të hënën.
Kolegu i tij partiak, Nait Hasani, ndërkaq, jep një përgjigje klishe kur pyetet për atë se kush dëshiron t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë.
“Unë e favorizoj Shqipërinë”, tha ai.
“Mendoj që partitë që kanë konkurruar kanë gjasë që sikurse në zgjedhjet e kaluara të kenë afërsisht numrin e njëjtë të deputetëve”, konstaton Hasani.
“Besoj që kjo do të ndikojë që edhe partitë e vogla të krijojnë koalicionin”.
Arben Gashi i LDK’së konsideron se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri do të jetë i ngushtë.
“Atje me sa duket partitë janë të barabarta, do të jetë rezultati shumë i ngushtë për mendimin tim. Por presim që partia e djathtë të fitojë”, tha Gashi.
“Mund të them që besoj se Partia Demokratike do të vazhdojë qeverisjen në Shqipëri me Kryeministrin Sali Berisha”, shprehet ndërkaq Burim Ramadani i AAK’së.
Më pak të interesuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u treguan zyrtarë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, e cila proklamon bashkimin kombëtar në programin e saj.
Deputetja Alma Lama tha vetëm se mund të urojë që në Shqipëri të mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme.
“Dhe te respektohet vullneti i sovranit”.
Ndërsa për Myzejene Selmanin e AKR’së cilado parti që vjen në pushtet në Shqipëri në raport me Kosovën mbetet e njëjtë.
“Mbetet në të ardhmen të shihen se cilat janë raportet me shtetin shqiptar sepse deri tani kemi pasur pengesa sidomos në fushën e doganave por po shpresoj që në të ardhmen do të ndryshojë në të ardhmen”, tha Selmani.
 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi