- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Nuk kërkojmë Shqipëri të madhe, Shqipëri etnike!
Tue 18 Jun 2013 - 19:49
Kryeministri konfirmon, mos ndryshimin e kufijve
Shqiptarët nuk kanë ëndërruar, apo nuk kishin asnjëherë të ëndërronin për Shqipëri të Madhe. Bile as para pesë shekujsh në kohën e Skënderbeut. Rilindësit tanë ose për shkak të humanizmit, tiparit karakteristik të qenies shqiptare, ose për shkak të situatës së pavolitshme në të cilën ndodheshin shqiptarë, nuk kërkonin as nuk projektuan asnjëherë ambicie territoriale, por vetëm njohjen e të drejtës për shtet, kudo shqiptarët përbënin shumicën, ose sipas mundësive të mbetjes së popullatave të përziera, në pamundësi të shteteve të pastërta, ndarja e kufirit të bëhej simetrike. Bile shqiptarët as në librin, programatik të Sami Frashërit, “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, nuk shprehen pikëpamje apo ambicie as për Shqipëri të madhe dhe as për kthimin e tokave iliro-pellazge, që shtriheshin në tërë Ballkanin.
Por, shqiptarët nuk mund të pajtohen, që nga Skënderbeu e këtej, që të mos kenë një shtet të vetëm, unik, dhe pse jo edhe mbizotërues në Ballkan për nga zhvillimi.
Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as ‘Shqipëri të madhe’. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse, ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo sipas tij, zbatimi i marrëveshjes nuk ka alternativë.
>>Thaçi: S’ka këmbim territoresh, s’ka as ‘Shqipëri të madhe’ Komente (25)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|