Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Cili është libri i duhur për fëmijën Empty Cili është libri i duhur për fëmijën

Sun 23 Jun 2013 - 14:25
Cili është libri i duhur për fëmijën Libri-1371896134
Librat janë, pa diskutim, një nga dhuratat më të vlefshme për fëmijët. Mund të tingëllojë disi absolute, por besoj se shumica prej nesh biem dakord, se një libër i mirë u mëson fëmijëve diçka që do t’u vlejë në jetë. Prandaj, këshilla e parë ndërsa kërkoni një libër për fëmijën, është të gjeni librin e duhur dhe jo vetëm zbavitës për momentin. Libri duhet të jetë një bashkëshoqërues i fëmijës edhe në të ardhmen.
Ndonëse ka shumë libra për fëmijë, madje shumë prej tyre rekomandohen nga institucionet arsimore në vend, e vërteta është se jo të gjithë kanë vlera edukative dhe kulturore. Gjatë leximit, fëmijët njohin vlerat mbi të cilat më pas, ata do të bazohen për të marrë vendime të rëndësishme në jetë. Duke reflektuar mbi çfarë lexojnë, ata mësojnë të reflektojnë mbi realitetin dhe kështu, bëhen më të aftë për të marrë vendimet e duhura dhe për të zgjedhur drejtimin e duhur në jetë.
Shpesh prindërit një libër për fëmijë e zgjedhin thjesht bazuar mbi idenë e argëtimit dhe vetëm kaq. Por ndërkohë, ata nënvlerësojnë faktin se librat që zgjedhin do t’u transmetojnë fëmijëve aftësitë dhe njohuritë e duhura për jetën e përditshme si fëmijë dhe më pas, si të rritur me përgjegjësi të plota. Pra, zgjidhni me kujdes! Pyesni librarin, se cilët janë librat më edukativë dhe me vlerë për fëmijën. Mos e lini gjithnjë fëmijën të zgjedhë, pa e ditur vetë më parë përmbajtjen e librit, apo tematikën e tij. Këto dhe shumë këshilla të tjera, janë thjesht një mënyrë tjetër për t’ju kujtuar se, ju keni përgjegjësi të madhe për titujt, apo autorët që u sugjeroni fëmijëve.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi