Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Britania lejon fertilizimin me gjenet e tre personave! Empty Britania lejon fertilizimin me gjenet e tre personave!

Fri 28 Jun 2013 - 21:03
Britania lejon fertilizimin me gjenet e tre personave! F.0628201140523_m
Britania e Madhe do të jetë vendi i parë në botë që do të lejojë fertilizimin in vitro (IVF), duke përdorur ADN-në e tri personave. Qeveria e mbështeti planin, dhe më vonë gjatë këtij vit do të përcaktohen rregullat e hollësishme të procedurës, së cilës do të jetë e mundur t’i nënshtrohen njerëzit brenda dy viteve, raporton BBC.
Ekspertët thonë se inseminimi i tillë artificial do të hiqte ADN-në me defekte mitokondriale, që shkakton sëmundje të trashëguara, të tilla si sëmundje të rënda të zemrës, mëlçisë, trurit, verbimit, ose distrofi muskulare.

Procesi shumë shpejtë është shpallur kontrovers, sepse trashëgimtarët do të bazohen në gjenet e babait, nënës, por edhe të femrës dhuruese që do të “rregulloj defektet” në ADN-në mitokondriale. Parashikohet që këtij procesi do t’i nënshtrohen 10 çifte në vit.

Fëmija i lindur në këtë formë do të kishte mbi 20 mijë gjene të prindërve dhe vetëm 37 gjene të dhurueses. Procedura është menduar për familjet me sëmundje mitokondriale, që barten nga linja e nënës, dhe që prekin një në 6500 fëmijë në botë.

Derisa HFEA (Sektori për Fertilizim Njerëzor dhe Embriologji) arriti në përfundimin se nuk ka "rezistencë të përgjithshme", se nuk ka asnjë dëshmi se versioni më i avancuar i IVF-së do të jetë i pasigurt dhe se fjala është për “tretman që do të shpëtojë jetë”, janë shfaqur po ashtu shumë kritika për këtë.

"Veprimet e tilla janë të panevojshme dhe të pasigurta... Katastrofa është se vendimi i cili kalon kufirin që do të na sjellë deri te tregtia eugjenike me fëmijë të dizajnuar, pranohet pas mungesës së konsultimeve të gjithanshme”, ka thënë David King, drejtor i shoqatës Human Genetic Alert. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi