Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zgjedhje të parakohshme Empty Zgjedhje të parakohshme

Tue 9 Jul 2013 - 18:45
Përkeqësimi i raporteve mes dy partnerëve të koalicionit qeveritar në Shkup, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti, mund ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për mosmarrëveshjet me partnerin shqiptarë të koaliocionit, ka folur vetë kryeministri Gruevski, i cili ka thënë se marrëdhëniet me BDI në dy mandatet e qeverisjes nuk janë të njejta. Në mandatin e dytë, sipas kryeministrit, raportet janë përkeqësuar, por akoma janë në nivelin e përmbajtur.

Deklarata e kryeministrit maqedonas për ftohjen e raporteve në koalicionin qeveritar, nga analistët shihet si përgatitje e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme.

Sipas analistëve, përfitimi i Gruevskit nga mbajtja e zgjedhjeve do të ishte i dyfishtë. Ai, në këtë mënyrë do të shmangte presionin ndërkombëtarë për zgjidhjen e problemit bilateral me Greqinë lidhur me emrin dhe do të shfrytëzonte momentin, për të fituar pa problem edhe një mandat, kundrejt opozitës maqedonase e cila ende nuk po arrin të konsolidohet.

Nëse realizohen parashikimet e analistëve, zgjedhje e parakohshme parlamentare do të mbahen deri në fund të vitit ose në pranverën vitin e ardhshëm, bashkë zgjedhjet presidenciale.

Por, për të realizuar këtë skenar, që duhet të merr dritë jeshile edhe nga Parlamenti, Gruevskit i nevojiten edhe votat e partneri shqiptarë BDI.

Nga partia e Ali Ahmetit, thonë se nuk janë të interesuar për zgjedhje të parakohshme, pasi dy partitë kryesore në pushtet kanë legjitimitet të plotë për të çuar mandatin deri në fund.

Zyrtarë e subjektit shqiptar në pushtet, vlerësojnë se vendi ka nevojë urgjente për zhbllokimin e proceseseve euroatlantike. Ata kanë kërkuar më tepër angazhim nga partneri maqedonas për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Përfaqësuesit e BDI-së, janë shprehur të gatshëm të bisedojnë për gjithcka, por vetëm pasi të tejkalohen cështjet e lartë përmendura./Almakos
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi