Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

BE-ja planifikon kufizime të përkohshme të vizave për Ballkanin Perëndimor Empty BE-ja planifikon kufizime të përkohshme të vizave për Ballkanin Perëndimor

Tue 9 Jul 2013 - 21:45

BE planifikon që javën e ardhshme të shqyrtojë çështjet për vendosje të kufizimeve të përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH-së.

Marrëveshje adekuate preliminare me përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së ka arritur negociuesi nga Europarlamenti Augustin Dias de Mera, shkruan sot gazeta “BE obzerver”.

Gazeta pohon se autoritetet e vendeve-anëtare të Unionit javën e adhshme do t’i shqyrtojnë propozimet e përgatitura nga ana e PE-së, ndërsa në qoftë se pranohen, votimi për këtë propozim-ligj do të bëhet në shtator.

Një eurodeputet theksoi se politikanët nga BE-ja i ekspozohen presionit gjithnjë e më të madh nga ana e anëtareve të Unionit, të cilët kërkojnë kufizime për disa vende të Ballkanit Perëndimor pas liberalizimit të vizave në vitin 2009 dhe 2010. Prej atëherë në mënyrë drastike janë rritur kërkesat për marrje të azilit politik nga këto vende. Edhe pse përgjigje pozitive për kërkesat ka vetëm për pesë për qind të rasteve, migracioni ng Ballkani Perëndimor u bë problem për BE-në.

Sipas të dhënave të Shërbimit evropian për mbështetje të azilit, në vitin 2012 kërkesat për marrje të azilit për qytetarët nga Ballkani Perëndimor janë rritur për 49 për qind në krahasim me vitin 2011.http://www.tetovasot.com
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

BE-ja planifikon kufizime të përkohshme të vizave për Ballkanin Perëndimor Empty Re: BE-ja planifikon kufizime të përkohshme të vizave për Ballkanin Perëndimor

Wed 10 Jul 2013 - 2:46
Shumë njerez nga këto vende kërkuan azil,por askush prej qefi,por prej zorit,sepse me të vërtetë po mbizotron një papunësi e madhe dhe seaskush prej qefit nuk e len atdheun dhe vendlindjen e tij por njerzit kan zgjedh njeren nga dyjat varferine e skajshme apo kurbetin,njerzit jan përcaktuar për të dytën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi