Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mbesa e Berishës: Gjyshërit e mi bien në dashuri çdo ditë

prej Wed 10 Jul 2013 - 23:15
Mbesa e kryeministrit të vendit, Dasara Malltezi ka treguar përmes një postimi në “Facebook” anën njerëzore të njeriut të hekurt, që udhëhoqi Shqipërinë në tetë vitet e fundit…

“Për shumë njerëz ky është thjesht një çift ku figura politike lë në sfond çdo gjë tjetër. Epo ja diçka jopolitike që do t’ju ndryshojë mendimin! Ky çift ka qenë i martuar për 42 vite dhe akoma kanë atëdashuri sikur të jetë dita e parë. Bien në dashuri me njëri-tjetrin çdo ditë nga e para. Është diçka shumë e rrallë! Këta janë njerëzit që më kanë suportuar më shumë nga të gjithë, për çdo gjë që kam bërë. Njeriu që gëzohet më shumë se dhe vetë unë, kur arrij ndonjë gjë sado të vogël është gjyshi im. Është Lili që bën ushqimet më të mira që kam provuar ndonjëherë dhe ajo që të jep këshilla si gjyshe, si nënë, si shoqe.

Dhe është ky çift, që mund të ketë qenë në dhjetë mitingje, inaugurime, takime e aktivitete të ndryshme në ditë dhe prapë gjejnë gjithmonë kohën për të folur së bashku. Kjo nuk është foto elektorale, por thjesht fotoja e një pjese të familjes time. Foto e njerëzve më suportues dhe inspirues për mua. Para së gjithash unë tek këta njerëz shoh dashuri të pakushtëzuar, dashurinë e familjes. Janë familja më e mirë në botë, familja më perfekte në botë, familjaqë nuk mund të ndërrohet as për gjënë më të mirë në botë sepse kjo ështëfamilja ime and ‘I love them endlessly’!”, ka shkruar vajza e vajzës (Argita) së Sali Berishës, duke publikuar edhe këtë foto me gjyshërit.harlemshakeal


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Mbesa e Berishës: Gjyshërit e mi bien në dashuri çdo ditë

prej Sun 14 Jul 2013 - 0:07
grrrr 

...e paska me fis rrjedhen ky Saliu i rrjedhur domethene! grrrr 

Po kur bien cdo dite ne dashuri, si ka 20 vjet dhe asnje dite nuk e dashuroi Shqiperine qe vecse vuajtje solli?!!!


Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi