Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

“Një komb, një kulturë”  Empty “Një komb, një kulturë”

Fri 19 Jul 2013 - 11:04
Shumë objekte arkeologjike dhe ikona të periudhës së Mesjetës, të zbuluara në Shqipëri e Kosovë, janë vendosur në Muzeun e Kosovës, në kuadër të ekspozitës “Një komb, një kulturë”.
“Një komb, një kulturë”  KULTURA-SHQIPTARE-18_4
Për ta bërë përurimin e kësaj ekspozite, në Prishtinë erdhi, në një vizitë zyrtare, ministri shqiptar i Kulturës, Visar Zhiti.

Pas një takimi me ministrin e Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi, ai tha se këto objekte arkeologjike vërtetojnë më së miri të ardhmen e përbashkët drejt Europës.

“Është një ditë me të vërtetë e shumëpritur dhe e ëndërruar nga të gjithë ne, nisja e negociatave për MSA-në me zotin Fule. Këto janë hapa të mrekullueshme, që Kosova e shqiptarët si komb, bëjnë drejt Europës. Por kjo, gjithsesi, në çdo hap shoqërohet edhe me kulturën. Ne - edhe në bisedën e përbashkët - thamë se nuk jemi për të përgjysmuar kulturën, por duke qenë një kulturë me dy ministra, dy Ministri e dy qeveri, është si të thuash se do të dyfishojmë energjitë tona për të arritur tek ëndrrat, te dëshirat, tek e ardhmja. Projektet e realizimet do të jenë të përbashkëta”, u shpreh Visar Zhiti, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Shqipëri.

Ministri kosovar i Kulturës, duke iu referuar edhe emrit të ekspozitës “Një komb, një kulturë”, tha se institucionet e të dyja vendeve janë të detyruara të thellojnë bashkëpunimin në fushat e kulturës, trashëgimisë, sportit dhe rinisë.

“Ne duke qenë një komb, pa dyshim që në çështjet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, kemi pika të përbashkëta por edhe më shumë, ndaj dhe e kemi obligim institucional dhe karshi qytetarëve tanë, që të investojmë edhe më shumë në avancimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, e veçanërisht në mbështetjen e institucioneve tona kulturore, që funksionojnë në varësi të dy Ministrive përkatëse, por edhe në mbështetjen e artistëve tanë, e veçarërisht gjeneratave të reja”, tha Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovë.

Një ekspozitë, me objekte të trashëgimisë arkeologjike dhe titull “Një komb, një kulturë”, u hap këtë të enjte në Muzeun e Kosovës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor.
/Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi