Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ministri gjerman: Mishi i kalit për të varfërit Empty Ministri gjerman: Mishi i kalit për të varfërit

Sat 20 Jul 2013 - 11:12
Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel, rekomandoi që ushqimet e tërhequra nga tregu t’i shpërndahen të varfërve
Ministri gjerman: Mishi i kalit për të varfërit 093D59DF374F2741C3300F4118EDF659
Një ministër gjerman u vendos në qendër të vëmendjes publike, nëpërmjet një komenti kontradiktor në lidhje me skandalin e mishit të kalit.

Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel, rekomandoi që ushqimet e tërhequra nga tregu t’i shpërndahen të varfërve. “Nuk mund thjesht të hedhim në plehra një ushqim gjithsesi të mirë”, deklaroi Niebel.

Deklarata e ministrit të partisë së Merkel u kundërshtua ashpër nga opozita, por një prift tha nga ana e tij se një ide e tillë duhet të merret në konsideratë.

Ndërkohë, skandali i përdorimit të mishit të kalit, në ushqime të reklamuara si mish viçi apo lope është zgjeruar edhe me një kompani italiane.

Testet e ADN-së treguan shenja të prezencës së mishit të kalit në gjashtë tonë produkte dhe 2 400 pako lazanje bolonjeze të kompanisë italiane “Primia”, e ndodhur pranë Bolonjës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetim për prejardhjen e mishit dhe origjinën e këtij abuzimi. Më parë, një kompani rumune dhe franceze janë zbuluar se shpërndanin mishin e kalit në disa kompani të ndryshme ushqimore./Top-channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi