Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Si te shkelqesh ate mbremje... Empty Si te shkelqesh ate mbremje...

Thu 30 Dec 2010 - 12:39
Flokë të shkurtër, të gjatë, si t’i dëshironi! Për një mbrëmje ku do të mbeteni të paharrueshme është loja me ngjyrat dhe aksesorët. Platin dhe flori për të pluhurosur shikimin. Dhe buzë të ndezura… Të gjitha këshillat për të shkëlqyer i jep maestro Gazi:

Si mund ta modeloj flokun për një mbrëmje festive nëse e kam të shkurtër?
Nëse i keni flokët e shkurtër duhet që të jeni vetvetja dhe të ndiheni sa më mirë me një vizion të përshtatur me tendencat e reja të modës për flokët e shkurtra. Duhet që prerja e flokëve të jetë vërtet shumë profesionale dhe e përshtatur me një ngjyrë perfekte. Duhet të jenë të pranishme ngjyrat e forta sepse prerjet e shkurtra i pranojnë këto ngjyra. Stilimi i flokëve me prerje të shkurtër duhet të jetë gjithashtu me tendencat vjeshtë - dimër 2006-2007, që i dedikohet një look-u modern dhe shumë të freskët për mbrëmje festive. Por mund të bëni një ndryshim ekstrem duke dalë në një mbrëmje me “look” totalisht të paimagjinuar për ata që ju njohin. Falë teknologjive të reja, të bëni një zgjatje të flokeve tuaj (extension), dhe të jeni vërtet në qendër të vëmendjes duke përshtatur dhe një stilim me shumë sharm dhe klas siç janë tendencat për "First class". Imazhi do të jetë perfekt me flokë të gjatë me një grim të pasur ku këtë vit dominojnë pluhurat e ngjyrës platin dhe ato në ngjyrë floriri. Tonet e syve duhet të jenë të nxehta dhe të shkëlqejnë, por që shkojnë përgjithësisht me një bizhu të vetme.

Po nëse e kam flokun të gjatë, cilat janë modelet me klas për një mbrëmje të veçantë?
Nëse ke flokë të gjatë natyralë duhet të arrijmë në një look sa më të përshtatshëm me të gjithë imazhin, që duhet të jetë në harmoni me karakterin dhe rrethin shoqëror të personit në fjalë. Por mundet që edhe këtu të krijojmë një pamje tërësisht të re nëpërmjet një prerjeje shumë të fortë të flokëve dhe duke arritur t’i shkurtojmë ato në mënyrë të ndjeshme. Por edhe stilimi i tyre në një mënyre të re dhe moderne do të bënte që të ndihej fort prezenca e dikujt në një mbrëmje festive. Edhe lyerja e flokëve me një variacion të ri dhe me ngjyrat më të reja. E rëndësishme është që mënyrat janë të pafundme në varësi edhe të personit.


Sa hyjnë në lojë aksesorët këtë vit?
Mendoj se jo vetëm këtë vit por gjithmonë aksesorët janë element tepër favorizues dhe të pëlqyeshme në ambiente të ndryshme. Forcojnë imazhin që do një person dhe kështu realizohet një perfeksion në look-un e përgjithshëm. Këtë vit e veçanta është që aksesorët vijnë në një lloj uniformiteti në format dhe madhësite e tyre. Dhe përdorimi i tyre duhet të studiohet mirë që të mos jetë jo konforme me imazhin e përgjithshëm, veshjen, mënyrën e stilimit të flokëve, grimit dhe mbi të gjitha, me një konsultë shumë intime me persona me karakter të veçantë


Si duhet ta bëj grimin?
Mendoj se për t’u pasur parasysh për këto festa të fundvitit është dhe grimi, që është sa modern aq dhe i lashtë. Fytyra skalitet me tone të ndryshme dhe të përshtatura me tipin dhe stilin e veshjes, ndërsa sytë modelohen me tone elegante dhe tronditëse, buzët lyhen në një lloj nuance që ndryshon sipas ambientit dhe fiksohen me ngjyra buzëkuqësh të shndritshëm dhe të ndezur.

Cili do të ishte një “look” jashtë mode?
Diçka që do quhej jo e modës dhe si të thuash "e ndaluar" është një krehje e drejtë e flokëve që ka qenë aq shumë e përdorur vitet e fundit sidomos në Shqipëri. Floku thjesht i krehur nuk do të jepte fare një pamje të re në një festë. Ajo që duhet të keni parasysh është që kur krijojmë një look të ri është edhe ngjyra apo ngjyrat e flokëve, të cilat duhet të jenë jo më me fijet tradicionale të përdorura shumë me modelin e flokëve të drejta por një lloj kombinimi ngjyrash moderne, nëse doni një pamje shumë ndryshe dhe tërheqëse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi