Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Oazet e qeta të kryeqytetit shqiptar Empty Oazet e qeta të kryeqytetit shqiptar

Thu 25 Jul 2013 - 15:56
  • Ju zbulojmë sot vendet që u dhurojnë qytetarëve më shumë qetësi në Tiranë. Ju përcjellim vetëm katër zona të qeta dhe pak gjelbërim

Oazet e qeta të kryeqytetit shqiptar Images
Luela Myftari

-Në përpjekje për të gjetur pak qetësi në një metropol si Tirana, “Shekulli” u nis që t’i shërbente lexuesit të saj një hartë, e cila do t’i ofronte guidën e “qetësisë” në kryeqytet. Mirëpo, të gjithë të intervistuarit, jepnin thuajse të njëjtën përgjigje. Kodrat e Liqenit Artificial ishin më të përzgjedhurat. Më të vjetrit e shfrytëzonin Liqenin Artificial të Tiranës për të shëtitur që në orët e para të mëngjesit. Të tjerë për ta nisur ditën me aktivitete sportive. Aty takuam edhe Dhimitër Xhogën, një nga personazhet-banorë më të vjetër të Liqenit Artificial. E pyesim përse qëndron me orë të tëra këtu, dhe ai na përgjigjet: “Vendosa t’i kaloj orët e lira të ditës së sotme nga kodrat e Liqenit Artificial, në mushkrinë e Tiranës sonë. Kam ardhur që në mëngjes. Tani që fluksi i njerëzve bie, në mesditë, më pëlqen edhe më shumë të shëtis këtej. Më kujtohen vitet studentore. Ne edhe studionin këtu, nën blerimin jetëdhënës, bashkë me shokët. Me këto ëndërrime të atyre viteve të pakthyeshëm, ngjitem kodrës mes gjelbërimit,tashmë pemët të “plakura”, kujtoj edhe më të dhimbshmet ndodhi të atyre viteve”. E në fakt, tanimë, gjyshi, siç e thërrasin më të rinjtë e kodrave të Liqenit Artificial, ka mjaftueshëm kohë për të lundruar në kujtime në kodrën që gumëzhinte që herët në mëngjes nga vizitorët e shumtë. Për fat të mirë pas viteve ’90, ai nuk u dëmtua apo pushtua nga kioskat si shumë parqe të tjera të Tiranës. Por, në pjesën jugperëndimore po ngrihen ndërtesa të shumta. “Shekulli” foli edhe me më të rinjtë, ata që janë më aktivë dhe më pak të gatshëm për të na rrëfyer mendimet e tyre. kishte nga ata të rinj që nuk e kanë shumë të vështirë të durojnë zhurmën dhe jetën e natës. Ata na rrëfyen se oazi i tyre i qetësisë ishte dhoma e tyre e gjumit. Asnjë vend tjetër nuk i ngjan dhomës së gjumit. Midis atyre që takuam kishte edhe besimtarë, përgjigjja e të cilëe njihet. Për ta kishat dhe xhamitë ishin oaze qetësie. Ajo që i bashkonte të gjithë ishte fakti se hapësirat e gjelbëruara në kryeqytet po shteronin. E në fakt, kryeqytetet, përveçse në rolin e tyre si qendra të zhvilluara urbane, ku gëlon biznesi, duhet të kenë edhe ndonjë park tek-tuk.

Parku Rinia

Parku Rinia është parku kryesor i Tiranës. Ky park në lindje kufizohet nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në perëndim nga Pallatet e Shallvareve, në veri nga Ministria e Mbrojtjes dhe në jug nga lumi i Lanës. Në fillimet e viteve 90-të parku u masakrua tmerrësisht nga ndërtimi pa leje i kioskave të cilat e pushtuan përfundimisht hapësirën e gjelbër.

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit arrin një lartësi prej 1613 m. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombëtar” me. Kjo zonë ka sot një Sipërfaqe prej rreth 3300 ha.

Në Farkë ose në Lurë

Ergys Mergjyshi Një ndër vendet më të qeta në Tiranë është zona e Lurës dhe e Farkës. Aty shkoj ndonjë fundjavë me familjen time, shpeshherë për të kaluar një darkë të qetë dhe të këndshme. Aty ku përveç gatimit të mirë edhe ambienti është shumë i mirë. ndryshimi vërehet që tek tavolinat e larguara nga njëra-tjetra. Fakti që nuk dëgjon pjesëtarët e një tavoline tjetër të bëjnë thashetheme si nëpër Bllok, të bën të relaksohesh menjëherë. Në një farë mënyrë kjo është një lloj arratisjeje nga bota e cila duket se të mbyt gjatë pjesës tjetër të ditës. Edhe natyra plot gjelbërim të relakson. Për më tepër është vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës dhe nuk harxhon shumë karburant.

Komuna Farkë

Transformimi i Farkës, komunës me një sipërfaqe rreth 4000 m2, e shtrirë në juglindje të Tiranës, ka rritur interesin e investitorëve vendas dhe të huaj, për ndërtime dhe ngritje aktivitetesh të ndryshme private në këtë zone këto kohët e fundit. Një park i madh është projektuar edhe në Liqenin e Farkës, një nga 4 liqenet e rrethit të Tiranës, me sipërfaqe ujore rreth 75 hektarësh dhe me një kapacitet prej 2 milion metrash kub ujë dhe sipërfaqe rreth 250 hektarë përreth liqenit.

Pa hapësira qetësie

Klotilda Margjek a Në fakt, “hapësirat e qetësisë” në kryeqytetin tonë janë disi të kufizuara për të kaluar një pasdite të këndshme. Të gjithë kryeqytetasit, si ata që janë të mbingarkuar nga një lodhje e zakonshme e ditës së tyre të punës, edhe të papunët, nuk mund të gjejnë kollaj një oaz qetësie. Në çdo kënd dhe cep gjen pub-e, bar-e, lloto,etj,. Dhe ka kaq shumë pak hapësira që të dhurojnë vërtet qetësinë dhe eliminimin e stresit, sa që zgjedhja e vetme ndonjëherë është të qetësohesh nën çatinë tënde apo në ndonjë bar kafe dhe librari njëkohësisht. Unë shpesh zgjedh që të ulem në një kafe e cial është njëkohësisht edhe librari. Aty zgjedh të lexoj diçka. Për mua kafenetë e tilla janë oaze qetësie.

Një kafe në Dajt

Ndoj Mëhilli/student

Unë nuk jam banor i vjetër i Tiranës. Kam vetëm pak që kaq ardhur këtu dhe ndoshta nuk do të jap ndonjë përgjigje për të thënë. Tirana që njoh unë mund të të ofrojë qetësi dhe një panoramë të bukur në Malin e Dajtit. Një kafe në Malin e Dajtin, në mbrëmje, pasi të keni përmbyllur një ditë pune, si dhe punët në shtëpi do të të rikthente në dhomën e gjumit gati për një gjumë të mirë. ky i fundit është në fakt, çelësi i suksesit për të rifilluar një ditë jo në stres. Edhe Farka më ka pëlqyer shumë. Mund të ndodhë që edhe ata që nuk janë artistë të frymëzohen për të bërë diçka të bukur, jo në Farkë, por falë ajrit të pastër dhe kapitalit natyror ende të paprekur keqani nga dora e njeriut

Te kodrat e liqenit

Shpëtim Disha/qytetar

Përveç parkut tek Liqeni Artificial, asnjë vend tjetër nuk të jep kaq shumë mundësi ku të qetësohesh dhe argëtohesh njëkohësisht. Jeta në Kodrat e Liqenit Artificial po fillon të lakmohet këto kohë, dhe kjo sepse aty mund të gjesh ca qetësi. Në mëngjes mund të vraposh apo të ecësh, të bësh pak palestër me ato mjetet e stërvitjes që janë vendosur së fundmi dhe të pish ndonjë kafe pas një frymëmarrjeje të pastër. Kodrat e Liqenit Artificial të ofrojnë edhe mundësi të shëtisësh me biçikleta, gjë që tani ka filluar të bëhet një tendencë më vete. Ka edhe nga ata që ia marrin këngës pasditeve.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi