Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

F1, Hamilton triumfon në Hungaroring Empty F1, Hamilton triumfon në Hungaroring

Mon 29 Jul 2013 - 12:56
Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1, gara e dhjetë e sezonit, ka përfunduar me fitoren e pilotit britanik, Lewis Hamilton, ashtu edhe siç kishte nisur, pas “pole-position”-it të siguruar një ditë më parë nga piloti i Mercedes.
F1, Hamilton triumfon në Hungaroring Hamilton-F1-Hung
Në vend të dytë ka përfunduar piloti i Lotus, Raikkonen, i cili e ka mbrojtur deri në metrat e fundit të garës këtë pozicion, i sulmuar nga kampioni në fuqi i botës, Sebastian Vettel i Red Bull.

Pas treshes së podit janë renditur Mark Webber, me Red Bull, i nisur nga vendi i 10-të, Alonso me Ferrari-n, Grosjean me Lotus, Button me Mercedes dhe Massa, sërish me Ferrari.

Kjo është fitorja e parë e Hamilton, që kur kaloi në fund të sezonit të kaluar nga McLaren-Mercedes, te Mercedes.

Sa i përket renditjes së pilotëve, Vettel rrit diferencën në krye me 172 pikë, më pas vjen Raikkonen me 134, i cili kalon kështu përpara Alonso-s me 133 pikë.

Me rezultatin e kësaj gare, Formula 1 i drejtohet pushimeve, për t'u rikthyer në garën e ardhshme, më 25 gusht, me Çmimin e Madh të Belgjikës.

Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi