Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e agjërimit dhe agjëruesve..!! Empty Historia e agjërimit dhe agjëruesve..!!

Tue 6 Aug 2013 - 16:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Përgatiti: Imam.H.Arbër Berisha - Arbër Berisha
Arbër Berisha
Në analet e historisë është dhe historia e përjetimeve dhe ndodhive të ndryshme në kohra dhe hapsira të ndryshme. Të gjithë pejgamberët e Zotit Agjëruan si dhe besimtarët në kohra të ndryshme si në të kaluaren e të tashmen dhe inshallah në të ardhmen do agjërohet e deri në fund të këtij kozmosi ky ibadet do jetë në praktikueshmëri kudo. Jemi në ditën e 28-të te ramazanit ato njëzet e tetë ditë që kan kaluar janë ngjarje janë histori janë ndodhi në vete, ashtu si çdo gjeneratë e ka tregimin apo shembullin e vet. …agjerimi u eshte bere obligim sikurse ishte obligim edhe per ata qe ishin para jush, ne menyre qe te beheni te devotshem." (El Bekare; 183). Pra jemi në arealin-rrethin e historisë, kur thuhet sikurse atyre që ishin para jush, pra dhe para nesh është agjëruar. Dijetari i madh musliman, Muhammed Abduhu (vdiq 1905), në Tefsir’ul-menar thotë: “Është dëshmuar se Musai a. s. ka agjëruar dyzet ditë, dhe kjo periudhë ishte e njohur dhe e radhitur në ibadet. Në librin e Zakarias mund të lexojmë se hebraikët pas ardhjes së Babilon kanë agjëruar shumë ditë në shenjë kujtimi nga ndodhitë e dhembshme të historisë hebraike. Të krishterët e hershëm e lidhnin me agjërimin pendesën dhe të pastrimit (shih Mateu 06:16, Marku 09:29). Tek paganët agjërimi u dedikohej Zotave të rrejshëm dh ata agjëronin për hir të statujave të vdekura dhe nga balta antropomorfe. Pra në kohra kemi agjërim të gënjeshtërt dhe falso siç ishte agjërimi pagan-politesit dhe agjërimi i vërtet si ishte agjërimi i Nuhut a.s., Davudit a.s., ibrahimit a.s. Transmetohet nga Abdullah bin Amri, i cili thotë se, ka dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), se ka thënë: "Nuhi ka agjëruar gjithë kohën, përveç ditët e Bajramit të Ramazanit dhe të Kurbanit. Davudi një ditë agjëronte e një ditë pushonte (nuk agjëronte), Ibrahimi agjëronte nga tri ditë për çdo muaj, veç kësaj ky ndonjëherë agjëronte e ndonjëherë hante".
Agjërimi nuk është një shpikje e kohëve moderne. Ai ka qenë pjesë e fesë dhe kulturave të të gjitha kontinenteve për mijëra vite. Në origjinën e ti, agjërimi u shërben nevojave fizike e metafizike: pastrimit të shpirtit, qartësis mendore ose shpengimit duke u liruar nga veprat e këqia. Dhe afruar kah ato të mira. Në këtë rast njerëzit plotësisht të abstenojnë nga ushqimi dhe epshet e dëshirat. Memoaret e historisë flasin për një agjërim të madh në lindje ku njerzit agjëronin pa marr parasysh kohën apo vendin dhe kushtet klimaterike. Sigurisht që bota e lindjes karakterizohet me një nxetësi të madhe në ato zona por mëshira e Allahut zbarkoi mbi ata popuj që agjëruan dhe Allahun sinqerisht dhe me përkushtim e adhuruan. Zakonisht në agjërim është pjesë e rëndësishme praktika fetare. Shumë rregulla e specifikojnë të ushqyerit dhë menyrën e të ushqyerit ku ka besimtarë që abstenojë nga të ngrënurit haja pija për një kohë të kufizuar dhe kjo mund të sjllë deri tek gjendja e kuptimit të mos kemi diferencime në shoqëri. Në hinduizëm është më ndryshe, abstenimi-ndalja nga ushqimi është i nevojshëm por përveç se të hahet duhet ena të jetë e pastër si kusht ky pra. Në Jainizmin Indian, i cili u themelua në shekullin e 6-të, shpirti duhet të jetë çliruar nëpërmjet agjërimit dhe meditimit.Agjërimi luan një rol të madh edhe në Budizëm.Themeluesi Siddhartha përdor atë si një rrugë për sqarim dhe Malthus bëhet Buda..
Ndryshe nga Jainizmi, Budizmi e praktikon një rrugë të balancuar ndërmjet kënaqësi dhe asketizmit. Në Japoni, agjërimi me pastrimin Shintoisëm Shërben gjatë përgatitjes së veprimeve kultike. Ndonëse Kinezët, Brahmanët, Budistët, judaistët e kristianët synojnë që me agjërim t’i arrijnë lartësitë shpirtërore, agjërimi i tyre thelbësisht dallon nga ai islam. Agjërimet e tyre pa përjashtim janë agjërime të pjesërishme dhe të bazuara në përpjekjet njerëzore të të përsiaturit, përplotë bestytni, mistifikime dhe politeizëm. Tek iliret agjërimi poashtu ka qënë i njohur ku agjërimi tyre vërehej dhe në mimikë apo fytyrë, me një qëndrim serioz dhe duke shfaqur kujdes e delikatesë për gratë si dhe gratë për burrat. Mes arabëve, koncepti i agjërimit ekzistonte edhe para se agjërimi të bëhej detyrim. Madje edhe Profeti pati mbajtur agjërimin e ditës së Ashures dhe pati urdhëruar mbajtjen e këtij agjërimi. Sipas rrëfimit të Ibni Abbasit, kur Profeti(s.a.s.) arriti në Medine, pa se hebrenjtë mbanin agjërimin e Ashures. Dhe i pyeti: “Ç’është kjo?” Ata i thanë: “Kjo është një ditë e bekuar, dita kur Zoti i shpëtoi bijtë e Izraelit nga armiqtë. Edhe Moisiu pati agjëruar këtë ditë!” Profeti u tha: “Unë jam më afër dhe më i denjë për Musanë se ju!” Dhe pastaj e mbajti agjërimin e asaj dite dhe urdhëroi mbajtjen e atij agjërimi edhe për të tjerët. Ne ungjill thuhet: Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për tu treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kan marrë shpërblimin e tyre.
Agjerimi në histori na tregon:
1) Gjith popujt kanë agjëruar çdo kohë dhe hapsirë
2) Agjërimi në të kaluarën reflektohet e praktikohet dhe sot
3) Çdo dit që kalon është histori dhe përjetim me agjërimin dhe ibadetet tona
4) Agjërimi historikisht ka përmirsuar shendetin njerzorë
5) Agjërimi vendos rregulla, një shoqëri pa rregulla historian a ka dëshmuar dështimin e sajë
6) Historia e agjërimit është e lashtë sa vet njeriu
7) Pa agjerim ska histori pa përjetim ska histori, ngjarje apo ndodhi
Cool Agjërues ka që kan agjëru shum ramazana sa ka ndikuar sa vite që ju po i agjëroni
9) Agjërimi duhet të përmirsojë gjendjen dhe të na mësoj nga e kaluara sesi dhe pejgamberët kanë agjëruar.
10) Përmirsoje veten duke studiuar gabimet e agjëruesve në të kaluarën ti të mos i bësh ato
Rubrika: Përjetime nga ramadani
Kronika 28– 28 Ramadan 1434 / Gusht 2013 Miladi /
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Historia e agjërimit dhe agjëruesve..!! Empty Re: Historia e agjërimit dhe agjëruesve..!!

Thu 8 Aug 2013 - 0:07
Ajerimi praktikohet edhe në fetë tjera,por agjerimi praktikohet ne forma te ndryshme nga fe te ndryshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi