Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rriten të ardhurat e shtetit nga koncesionet e naftës Empty Rriten të ardhurat e shtetit nga koncesionet e naftës

Sun 11 Aug 2013 - 11:06
Shfrytëzimi i burimeve të naftës duke filluar nga viti 2015, pritet të rrisë të ardhurat e arkës së shtetit me rreth 50%. Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, bëjnë të ditur se kompania private që shfrytëzon fushat e Patos-Marinzës, ka paguar deri tani rentën minerare dhe një pjesë të fitimeve të arkëtuara për shkak se, vlera e investimeve ka qenë e lartë dhe janë përllogaritur si shpenzime të firmës. Ndërkohë kthimi i vlerës së investuar pritet të fillojë pas dy vjetësh, ndërsa kontrata e nënshkruar me qeverinë parashikon ndarjen e fitimit të kompanisë, pasi të jenë zbritur zërat e shërbimeve operative.

Investimet në sektorin e nxjerrjes së naftës në vend, kanë sjellë një rritje të prodhimit nga viti në vit. Në vitin 2012 janë nxjerrë 1 milionë e 20 mijë ton naftë, ndërsa ky vit pritet të mbyllet me 1.2 milionë ton. Në total, rezervat e vendit arrijnë në 437 milionë ton naftë. Ndërkohë që janë rritur edhe të ardhurat nga renta minerare. Sipas ligjit në fuqi kjo taksë vilet nga njësitë e qeverisjes vendore ku subjekti zotërues i lejes së shfrytëzimit zhvillon aktivitetin minerar, brenda datës 30 të çdo muaji, sipas formularit nr. 8 bashkëlidhur si pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, bëjnë rakordimin me drejtoritë rajonale të tatimeve dhe degët e doganave për rentën minerare të mbledhur prej tyre. Një kopje të rakordimit, njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 5 të muajit pasardhës, e dërgojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Drejtoritë rajonale tatimore dhe degët doganore të cilat janë agjentë tatimorë, brenda datës 30 të çdo muaji dërgojnë informacion analitik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, për vlerën e rentës minerare të mbledhur. Ndërkohë shpërndarja e të ardhurave të rentës minerare për komunat dhe bashkitë të cilat përfshihen në territorin e shoqërive (subjekteve), që zhvillojnë aktivitetin e prodhimit të naftës dhe që paguajnë rentën minerare. Pjesa e të ardhurave nga renta minerare, që u takon njësive të qeverisjes vendore shpërndahet nga strukturat përgjegjëse të buxhetit në Ministrinë e Financave. Njësitë e qeverisjes vendore përfitojnë +20 për qind rentë minerare mbi transfertën e pakushtëzuar, pasi transferta dhe renta të jenë barazuar.
Burimi: Sot News
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi