Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndarjet: A është më mirë të bëhen nëpërmjet SMS-së apo Facebook-ut? Empty Ndarjet: A është më mirë të bëhen nëpërmjet SMS-së apo Facebook-ut?

Sun 11 Aug 2013 - 14:04
Ndarjet: A është më mirë të bëhen nëpërmjet SMS-së apo Facebook-ut? Largea_ndarja-e-ciftit-21375647311Këto janë faktet të cilët flasin shumë për kategorinë më të popullarizuar, dashurinë – ndarjet...

Celulari është ideal për ndarje
Në një hulumtim të paradokohshëm të faqes “Yahoo Shine”, madje 12 për qind të poseduesve të celularëve kanë pranuar që janë ndarë me dikë nëpërmjet porosive SMS, ndërkaq 8 për qind e të intervistuarve thonë se pikërisht nëpërmjet porosive janë informuar se më nuk janë bashkë.

Familja nuk është ideale për ndarje
Së paku 27 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që mënyra më e keqe e mundshme që të ndahesh nga dikush është ajo që t’ia komunikosh nëpërmjet ndonjë anëtari të familjes. Krahas kësaj, 30 për qind e tyre konsiderojnë që koha e festave është momenti më i keq për ndarje, dhe që më mirë është të pritet deri në pranverë.

Facebook-u i zbulon të gjitha
Besojmë që shumica e lexuesve tanë kanë më shumë takt, mirëpo njëri ndër katër të intervistuarit thotë që për ndarje është informuar nga Facebook-u. Thjesht, më nuk e kanë pasur statusin e përbashkët, ndërkaq partneri i tyre veprimin e tillë e ka konsideruar tërësisht të mjaftueshme.

Fotoja patjetër duhet të jetë e vërtetë
Femrat shpesh herë në profilin e tyre vendosin fotot të cilat nuk janë edhe aq reprezentative, madje 34 për qind e meshkujve kanë thënë që menjëherë do të iknin nga takimi, nëse shohin që vajza nuk i ngjan fotos së vet në Facebook. Mbase duket e padrejtë, mirëpo disi mund t’i kuptojmë përse e bëjnë këtë.botasot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi