Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrjetet sociale: A duhet t’u besojmë komenteve? Empty Rrjetet sociale: A duhet t’u besojmë komenteve?

Sat 17 Aug 2013 - 15:34
Mënyra më e thjeshtë për të krijuar një mendim mbi një temë në internet, është të lexosh atë çfarë thonë të tjerët, por kjo nuk është gjithnjë mënyra më e mirë.“Dituria e masës” është bërë një lloj kanuni në epokën e internetit. Po kërkon për një artikull të ri shtëpiak? Shiko komentet e përdoruesve të tjerë. Dëshiron të dish ndonjë restorant të mirë? Ndiq këshillat e atyre që komentojnë përshtypjet e tyre.

Por, një studim i ri këshillon se këto rezultate online nuk janë gjithnjë zgjedhja më e mirë. Një eksperiment i bërë për përdoruesit e rrjetit të internetit, ka zbuluar se vlerësime të tilla janë të varura nga sjellja e “tufës”, e cila në vetvete mund të manipulohet shumë lehtë.

Ndonjëherë turma është më e zgjuar se një individ. Për këtë arsye përdoret edhe në disa emisione që testojnë zgjuarsinë. Por çfarë ndodh kur qëllimi nuk është një hamendësim i thjeshtë, por një vlerësim mbi një produkt?

Sipas një teorie, dituria e turmës përmban në vetvete shumën e përgjithshme të mendimeve të shumë njerëzve, ndaj prodhon një gjendje besueshmërie.

Megjithatë skeptikët diskutojnë duke thënë se mendimet e njerëzve mund të manipulohen nga të tjerë. Dhënia e mendimeve të kundërta, disa pozitive dhe disa negative, mund ta çorientojë mendimin kryesor.

Testi më i mirë për të vërtetuar hipotezën është të manipulosh një numër të madh njerëzish, duke i vënë përpara një informacioni të pavërtetë, për të kuptuar sesa ndikon mendimi i tyre dhe a është ai i drejtë.

Një skuadër e udhëhequr nga Sinan Aral, një shkencëtar rrjeti në Institute of Technology në Kembrixh, bëri pikërisht këtë. Aral kishte punuar në mënyrë sekrete me një faqe të njohur lajmesh.

Faqja në internet i lejonte përdoruesit të bënin komente rreth lajmeve dhe të votonin pozitivisht ose negativisht për çdo koment të bërë. Votat ishin të dukshme, pasi shënohen numerikisht pranë komentit, pozicioni i të cilëve ishte kronologjik.

Edhe një eksperiment tjetër që u përpoq të zbulonte sesa shumë ndikonin njerëzit te njëri-tjetri për çështjet online, zbuloi se mendimi i të tjerëve i influenconte shumë përdoruesit.

Në rastin e këtij studimi, Sinan Aral kërkoi të dinte sesa shumë ndikonte turma te një njeri i vetëm, edhe kur kjo mund të influencohej nga faktorë të jashtëm.

Për pesë muaj, çdo koment i bërë nga përdoruesit, në mënyrë të rastësishme u votua nga skuadra e shkencëtarëve me një votë pro dhe një votë kundër.

Më pas studiuesit monitoruan mënyrën sesi reaguan përdoruesit e tjerë ndaj vlerësimit që ata kishin dhënë pozitivisht ose negativisht.

Përdoruesit bënë rreth 100 000 komente, të cilat u panë më shumë se 10 milionë herë dhe u vlerësuan me anë të votës 300 000 herë nga ana e përdoruesve të tjerë.

Kur vjen puna për komentet në agjencitë e lajmeve, turma është më tepër e dhënë pas ndjekjes së verbër të mendimit të “komentuesve liderë”.

Komentet që morën vlerësime pozitive nga shkencëtarët patën 32 për qind më shumë mundësi të ishin akoma më të pëlqyeshme për pjesën tjetër të votuesve.

Në përfundim të studimit, komentet e manipuluara me vlerësim pozitiv, morën një mbështetje të përgjithshme 25 për qind. Megjithatë e kundërta nuk ndodhi për komentet negative të manipuluara.

Komentet që kishin marrë një votë kundër të dhënë prej shkencëtarëve për arsye studimi, kishin më shumë prirje të vlerësoheshin pozitivisht nga përdoruesi tjetër që i lexonte.

“Eksperimenti nuk e tregon se çfarë mënyre mendimi fshihet pas njerëzve që bisedojnë në rrjetet sociale, tha Aral, por një shpjegim intuitiv është që njerëzit janë më skeptikë për ndikimin negativ që mund të ketë shoqëria online. Ata janë më të gatshëm t’i bashkohen mendimit pozitiv të dhënë nga njerëzit e tjerë.”

Duncan Watts, një shkencëtar rrjeti në Microsoft Research në Nju Jork, bie dakord me përfundimet e nxjerra nga studimi. Ai shtron pyetjen se a do të jenë në të ardhmen kompanitë e produkteve të përdorin të tilla komente pozitive për të rritur fitimet e tyre.

Ky studim i këshillon të gjithë ata që janë tepër të dhënë pas leximit të komenteve të përdoruesve të tjerë për të krijuar mendimin e tyre, të mendojnë më individualisht.

Komentet në rrjetet shoqërore ose në çdo faqe tjetër në ueb, mund të manipulohen shumë thjesht nga personat që kanë interesa financiare dhe jo vetëm.dita-sot.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Rrjetet sociale: A duhet t’u besojmë komenteve? Empty Re: Rrjetet sociale: A duhet t’u besojmë komenteve?

Sat 17 Aug 2013 - 17:00
Jo vetem komenteve ne rrjetet sociale qe zduhet ti besojm,por as njerezve qe bejn pjes ne te.Kam bere mir qe kam hequr dore nga kjo eksperienc pasi esht vetem iluzion dhe asgje real.Ku ka me mire se koment real,prsh: po te prisja pse kaq von apo do takohemi sot zemer etj g5g keto jan vertet te bukura jo komentet virtuale
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi