Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra E Babait Që Tronditi Balkanin Empty Letra E Babait Që Tronditi Balkanin

Sun 18 Aug 2013 - 22:09
Një kroat ka përlotur të gjithë balkanin. Ai para dy viteve e ka ngritur në këmbë të gjithë vendin pasi që nuk kanë dashur ta operojnë djalin e tij për arsye se atë ditë është festë. Pas atij rastit ai i ka shkruar një letër të birit që i ka prekur të gjithë.

“Guximi im – sot është dita e emrit tënd. Babi përsëri nuk është në shtëpi. Unë sot jam zgjuar shumë herët edhe pse mbrëm kam punuar deri vonë, por përsëri jam në këmbë. Nëna më tha se shpesh herë në ditë po më kërkon, por dashuria ime un po punojë nga 20 orë në ditë, 27km largë nga ju. Por nëse është nevoja un do të punojë tërë ditën, dhe do ta mbledhi çdo cent që të shëroj ty djali im i dashur.
Letra E Babait Që Tronditi Balkanin 68b3a7bfc74b82829cca35053198489f1
Kampioni im, sot është festa e emrit tënd. kjo festë nuk është shumë me rëndësi tash, por ta dish se një ditë do të kthehm në familje dhe atëher kjo do të jetë një ditë e madhe për ne.
Unë jam shumë i mërzitur se nuk i kam parë hapat e tu të parë, nuk i kam ndegjuar fjalët e tua të para, nuk kam qenë afer teje kur ke hedhur guralecë në det..
Por kjo nuk do të thotë se babai të do pak. Un e di se ti je një luftëtar i madh, e di se ke luftuar me fatin për dy herë i ke mbijetuar operacioneve që ke pasur në zemër. Ata burrat me bluza të bardha që ti i urren janë vetëm njerëz të mirë. Ti je një luftëtar i madh biri im, të gjithë shokët e tu që ishin në spital me ty në Mynih, kanë shkuar në qiell kurse ti ende ke mbetur djali im dhe qëndron në tokë.

Kam humbur në peshë 24 kg, të gjitha baterit më janë bërë bosh, edhe babi është pothuaj në një fund. Tani mbreti im duhesh të luftosh përsëri, sepse un më jam në fund fizikisht dhe mentalisht, por ti duesh të mbetesh i fortë dhe ta fitosh këtë luftë.
Un duhet deri në frymën e fundit të punojë për ta kthyer mbrapa kredin që naj dhanë ata njerëzit e mirë që na mundësuan për të shpëtuar ty. Mos harro një ditë babi do të kthehet përsëri tek ti.

Do ta lus perëndinë që të më japë forcë që një ditë të jem afër teje, prë të të mësuar si ta futësh topin e parë në shportë, dua që të jem afër teje që të të mësoj të notosh, të mësoj ta ngasësh biçikletën. Nuk do të dhemb më zemra kur në mëngjes do ta hapi derën dhe do të më shohësh përsëri.

Ne do të jemi të lumtur të premtoj, babai do të kthehet ti do ti mbijetosh operacionit dhe do të jemi së bashku për 24 orë në ditë.

Duhet të kthehm në punë bir, për ty, për ne urime festën.bota24.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Letra E Babait Që Tronditi Balkanin Empty Re: Letra E Babait Që Tronditi Balkanin

Wed 21 Aug 2013 - 23:46
Shume prekese Merzitur 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi