Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipëria me njerëz më emotivë, Kosova e fundit! Empty Shqipëria me njerëz më emotivë, Kosova e fundit!

Sat 24 Aug 2013 - 18:00
Shqiptarët nga Shqipëria dhe malazezët janë më të ndjeshëm dhe më emocionalë, kurse persona me pak ndjenja janë qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Këtë e ka treguar hulumtimi i fundit i mendimit të lirë “Gallup”, sipas të cilave Ballkani bën pjesë në grupin e shteteve me përqindje të ulët të ndjeshmërisë dhe emocioneve, transmeton Zhurnal.

Hulumtimi ka treguar se më shumë se gjysma e popullatës nga shtetet e Ballkanit nuk reagojnë në mënyrë shumë emotive në situata të ndryshme të shoqërisë. 46 për qind e banorëve të Shqipërisë kanë thënë se nga natyra janë mjaft të ndjeshëm dhe emotivë, kurse po e njëjta përqindje është shënuar edhe në Malin e Zi.

Në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni, 44 për qind janë emotivë dhe i ndjejnë shpirtërisht ndryshimet në shoqëri. Nga ana tjetër 43% e kroatëve janë deklaruar se janë emotivë, kurse 42% e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se ndryshimet në shoqëri i marrin në mënyrë mjaft emotive .

Nga vendet tjera të Ballkanit, Bullgaria ka 41% njerëz emotivë, Turqia 45%, Hungaria 46% dhe Sllovenia 48%. Hulumtimi i “Gallup” ka konstatuar se më emotivë në botë janë njerëzit e Filipineve me 60%, Salvadori 57%, Bahrejni 56%, Omani 55% etj.

Njerëz më pak të ndjeshëm dhe emotivë kanë Singapori 36%, Gjeorgjia dhe Lituania 37%, Rusia 38%, po kaq kanë njerëz emotivë edhe Madagaskari, Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani, Nepali dhe Kirgistani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi